E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dispozitë ligjore kundër abuzimit, votimi elektronik i mundshëm në të gjithë vendin

13-05-2012 / Gazeta 55

ODIHR kundër numërimit elektronik, reagojnë ekspertët

Përpos thirrjeve të ODIHR për të qëndruar larg teknologjisë në zgjedhje, minimalisht 3 vitet e ardhshme, Kristaq Kume deklaron se komisioni i reformës nuk duhet të tërhiqet nga ky konsensus. Ish kreu i KQZ-së shprehet se 10 deputetët e reformës duhet të plotësojnë dispozitat e Kodit për t’i paraprirë çdo lloj abuzimi me teknologjinë dhe jo ta aplikojnë atë pjesërisht apo mos të aplikojnë fare. “Se sa dhe si mund të krijohen probleme gjatë momentit të leximit të kartës së identitetit të zgjedhësit shqiptar lidhur me privatësinë e të dhënave të tij duhet të trajtohet si një ndër problematikat që mund të zgjidhen shumë mirë në kuadër të hartimit të dispozitave ligjore të cilat të bëjnë të pamundur përdorimin abuziv të rekordeve të zgjedhësit. Kurse sa i përket leximit optik të votave, i gjithë problemi nga ngarkesa e madhe që ka aktualisht sot si rezultat i realizimit të tij nga njeriu, i dyti do të realizohet nga një teknik. Të jetë i mirë detajuar qartë, për të mos lënë hapësira dhe ekuivok në përdorim”- tha Kristaq Kume. Ish drejtuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shprehet se si identifikimi elektronik i zgjedhësve ashtu dhe numërimi elektronik nuk kanë nevojë për testime lokale, por mund të përdoren pa frikë që në 2013-n. “S’ka nevojë për praktika, nëse bëhet për votim elektronik, proces në të cilin përfshihet dhe zgjedhësi shqiptar, natyrisht kjo nuk mund të bëhet dot menjëherë dhe do kërkonte kohë të nevojshme për tu përvetësuar si e tillë”, thotë Kume.
Raporti i ODIHR: Futja e teknologjisë së zgjedhje, do të paktën 3 vjet kohë/Ekspertët e ODIHR i dërguan komisionit të reformës zgjedhore një shkresë ku kërkonin shtyrjen e aplikimit të teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme, ose përdorimin e saj si projekt pilot në zona të veçanta. Propozimi i PS për përdorimin e teknologjive për të cilin dha konsensus edhe PD, refuzohet nga ODHIR si i nxituar, i pasigurt dhe i paqëndrueshëm. Si i tillë ai konsiderohet si proces i parealizueshëm për zgjedhjet e 2013, andaj ODHIR rekomandon të paktën 3 vjet kohë përgatitore për futjen e teknologjive në zgjedhje. Grupi i ekspertëve rekomandon përdorimin e teknologjisë në zgjedhje vetëm nëpërmjet projekteve pilote në shkallë të ulët dhe në mënyrë graduale. Në këtë pikët, sipas ODHIR, kuadri ligjor duhet të jetë i detajuar, i saktë dhe garant ndaj abuzimeve dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Komisionit të reformës zgjedhore pas këtyre rekomandimeve i mbetet fare pak kohë për të korrigjuar konsensusin vetëm 3 ditë, pasi 15 maji shënon edhe përfundimin e mandatit të komisionit për reformën elektorale.
Mesa duket, ajo që u reklamua si risia më e madhe e reformës zgjedhore mund të kthehet në pengesën më të madhe të reformës zgjedhore. Në ditët e mbetura votimi dhe numërimi, dy kapitujt më voluminozë dhe më të rëndësishëm pritet të rikthehen si prioritet kryesor në axhendën e komisionit të reformës zgjedhore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›