E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit, diskutime për Kosovën

13-05-2012 / Gazeta 55

Këshilli i Sigurimit diskuton për zhvillimet e fundit tremujore në Kosovë, ndërsa material bazë do të jetë raporti i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Në fillim të raportit të tij për periudhën 16 janar-15 prill të këtij viti, Ban Ki-Mun, vlerëson se “pas konkluzioneve të suksesshme të diskutimeve për çështjet kryesore në dialog, Beogradi dhe Prishtina, i kanë avancuar planet e tyre evropiane”.
Në këtë aspekt përmendet se Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë statusin e kandidatit, dhe se më 27 mars, komisioneri për zgjerim formalisht e ka publikuar studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
“Kjo shënon zhvillimin më pozitiv në periudhën raportuese, që ka dalë nga progresi konkret në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thotë raporti. Por, këto zhvillime kanë rënë nën hijen e “tensioneve në rritje në terren gjatë pjesës së fundit të periudhës raportuese”, theksohet në raportin e Ban Ki-Munit, duke shpjeguar se kjo i atribuohej pjesërisht “përgatitjeve për zgjedhjet serbe më 6 maj dhe kundërthëniet shoqëruese për votimin në Kosovë”.
Më tutje, në raportin e gjatë të Ban Ki-Munit, theksohen dallimet ekzistuese “të pikëpamjeve ndërmjet palëve dhe ndërmjet komunitetit serb në të dy anët e lumit Ibër”.
Ndërsa “serbët e Kosovës, që marrin pjesë në institucionet e Kosovës e kanë hedhur poshtë nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, shumë të tjerë kanë kërkuar që ato të mbahen në harmoni të plotë me ligjin e Serbisë”, thuhet në raport, i cili është publikuar në faqen në Internet të OKB-së.
Më tej Ban Ki-Mun, përkujton se përfaqësuesi i tij special “kishte shkëmbyer korrespondencë me qeverinë e Serbisë, që kishte rezultuar me marrëveshje për të mos organizuar zgjedhje lokale në Kosovë në maj, por për ta rishqyrtuar këtë çështje në një datë të ardhshme”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›