Luftoi kundër gjermanëve, sot Papulias në tryezë me neonazistin
ATHINE - 15 minuta zgjati takimi i presidentit Papulias me kryetarin e partisë neonaziste Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos.
Presidenti Karolos Papulias, njeriu që luftoi kundër gjermanëve në luftën e dytë boterore, në respektim të Kushtetutës, pranoi të ulet në tryezë me njeriun që adhuron ideologjinë e nazizmit dhe përshëndet si Hitleri. Kushtetuta greke parashikon se në rast krize të tillë politike, presidenti i vendit duhet të thërrasë në konsultime gjithë krerët e partive politike që fitojnë në zgjedhje.
Mediat shkruanin se "ishte i dukshëm sikleti në sytë e Presidentit të Republikës, gjatë takimit me Mihaloliakos, i cili gjithashtu nuk ndihej shumë komod në këtë takim".
Në kohën që Mihaloliakos hynte për takimin, gazetarët u ulën në dysheme dhe karrige, në shenjë proteste për incidentin e ndodhur para disa ditësh në selinë e kësaj partie, kur gazetarët e pranishëm i detyruan të çoheshin në këmbë për të nderuar kryetarin e partisë.
Pas takimit me Papulias Mihaloliakos tha se “Agimi Artë nuk mbështet asnjë qeveri që do të vazhdojë politikat e memorandumit”. Ai tha se ka ngritur në takim edhe çështjen e samitit të NATO-s dhe kërkoi nga të gjitha palët që do të marrin pjesë në të, të vënë veton për emrin e Maqedonisë. Gjithashtu ka folur mbi çështjen e emigrantëve dhe të ruajtjes së kufijve prej tyre. Mihaloliakos tha se nuk ka ndërmend të pajtohet me varfërimin e vendit dhe referuar çështjes së emigrantëve të paligjshëm, tha se BE-ja duhet të marrë përgjegjësitë e veta. “Greqia është një vend i pasur, e cila ra viktimë e Memorandumit dhe duhet të rezistojë”, deklaroi AI.