Dita 24 e greves minatoret e Bulqizes ende te ngujuar ne galeri
Në ditën e 24 të grevës së urisë, 14 minatorët vijojnë të jenë të ngujuar në galerinë e minierës.
Ndërkohë që 40 minatorët e Mirditës janë bashkuar me thirrjet e minatorëve të Bulqizës, duke shkuar në minierë dhe duke i mbështetur nga ambjentet e jashtme të galerisë.
Firma koncisionare ACR para disa ditësh ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e minatorëve grevistë që të mund të arrinin një marrëveshje që do të mund t’ju jepte fund grevës së urisë, por dhe ky takim i radhës ka dështuar.
14 minatorët e ngujuar në galerinë e minierës janë të vendosur që të vijojnë me grevën e urisë deri në arritjen e një marrëveshje.
Minatorët grevistë kanë bërë thirrje për 7200 minatorët e tjerë të Shqipërisë që t’i mbështesin në këtë veprim të tyre.
Firma koncisionare ka pranuar të rrisë pagën e minatorëve në masën 20% dhe jo 40% siç kërkohet nga minatorët.
Nisur nga situata e grevistëve, METE ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në minierë të firmës së kromit ACR.
Një grup nga autoriteti kombëtar i burimeve natyrore, i përbëre nga 4 specialistë kanë vajtur në Bulqizë, për inspektimin e ambjenteve brenda galerisë.
Ky është grupi i dytë i cili inspekton minierën, pas 6 specialistëve RISHM që ishin ditën e martë.