Ekzekutimi i 51-vjecarit Paulin Marku ende asnje i arrestuar
Ende asnjë i arrestuar për ekzekutimin e 51-vjeçarit, Paulin Marku.
Ngjarje kjo e ndodhur në orën 20.00 në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë, teksa 51-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçkiletë 500 kubikëshe me targa italiane.
Sipas burimeve të policisë, Paulin Marku, sapo ishte kthyer nga Italia dhe po hetohet në dy pista, atë të gjakmarrjes dhe të shkuarën e viktimës në Itali.
51-vjeçari është qëlluar me kallashnikov nga dy persona të cilët udhëtonin me një automjet tip "Benz".
Policia nga dëshmitë e shumta të dëshmitarëve okularë ka arritur të zbulojë ngjyrën dhe targën e automjetit me të cilin kanë kryer atentatin autorët e vrasjes.
Sipas informacioneve të policisë, viktima Paulin Marku është nga fshati Vrrithë i Pukës dhe se është pronar i një mobilierie që gjendet afër vendit ku ra në pritë.
Policia menjëherë pas ngjarjes ka ngritur posto-blloqe në të gjitha hyrjet-e daljet e kryeqytetit ndërsa ka shoqëruar në komisariat disa persona si dëshmitarë të vrasjes.
Dëshmitarët e shumtë okularë mësohet se kanë dhënë informacione të mjaftueshme për t’i ardhur në ndihmë policisë.
Policia po bashkëpunon me prokurorinë e rrethit të Tiranës për të sqaruar motivet e vrasjes si dhe për të identifikuar autorët.