Birra Korça fiton tregun amerikan, trefishon eksportet drejt SHBA
TIRANE- Birra Korça trefishon eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesit e kompanisë amerikane për Shqipërinë, për eksportin dhe distribucionin e birrës Korça drejt Amerikës, deklarojnë se tashmë kjo birrë preferohet në shumë shtete amerikane dhe kompania do të rrisë prodhimin për të plotësuar kërkesat.
Ngarkesa e parë në Boston, është nisur në dhjetor 2010, ndërkohë që në muajin qershor janë nisur dhe 3 kontenierë të tjerë me produktin birra Korça.
Përfaqësuesi i kompanisë amerikane për eksportin e birra Korça, Artur Lilo thotë se “ky produkt është më cilësor, tregtohet me standardet e tregut amerikan dhe ambalazhin e denjë për këtë treg”.
Jo më larg se para një jave është firmosur kontrata me disa distributorë të fuqishëm në Amerikë, të cilët kërkojnë një sasi relativisht të konsiderueshme të birrës Korça për tregun amerikan.
Zoti Lilo tha se në muajt në vazhdim, në shtator do të mbulohen nevojat e dy shteteve amerikane, komuniteti i të cilit ka kërkesë për këtë produkt.
Cilësia dhe shija e vecantë janë arsyet që birra Korça po fiton tregun amerikan, ku është e pëlqyer jo vetëm nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë, por edhe nga vetë konsumatori amerikan.
Zoti Lilo nënvizon se “si një produkt i ri që ka hyrë në tregun e madh amerikan, birra Korça ka ecur mjaft mirë. Pretendojmë të çojmë nga 2 deri 3 kontenierë në muaj me birra Korça”- vazhdon ai.
Përfaqësuesit e kompanisë amerikane PINDUS, përgjegjëse për eksportin dhe distribucionin e birrës Korça në tregun amerikan, tregojnë dhe startegjinë që do të ndiqet për aë bërë atë të pranishme në të gjitha shtetet amerikane.
“Faza e parë është mbulimi tërësisht i tregut në shtetin e Bostonit dhe Uesterit. Në muajin shtator do përhapet në shtetin e Conetikes dhe në Roudajlend.
Më pas në tetor do shtrihet në shtetin e Nju Jorkut, që përbën dhe fazën e dytë. Ndërsa si fazë e tretë do të jetë shpërndarja e birrës në jug të Amerikës, si Florida dhe Kalifornia, Arizona etj ku ndodhet komuniteti shqiptar.
Birra Korca është birra e parë që është prodhuar në Shqipëri dhe ajo kryeson aktualisht tregun vendas.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)