Nisin pergatitjet per regjistrimin e popullsise do angazhohen 15 mije punonjes
Instituti i Statistikave është mobilizuar totalisht për realizmin e regjistrimit të popullsisë në rang vendi.
Ligji ka hyrë tashmë në fuqi dhe drejtoresha e këtij institucioni konfirmon se kanë nisur përgatitjet e një praktike, e cila pritet të përfshijë 15 mijë punonjës.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili kryhet çdo dhjetë vjet, pritet që kësaj herë të sjellë të dhëna të sakta deri në rang komune.
Megjithatë procesi i regjistrimit të popullsisë, është shoqëruar që në krye të herës me polemika, për shkak të pyetjeve që i referohen kombësisë dhe besimit fetar.
Drejtuesja e INSTAT konfirmon se këto pyetje nuk janë të detyrueshme dhe çdo qytetar edhe mund të mos i përgjigjet.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, pritet të nisë në 1 tetor dhe do të zgjasë 3 javë.