E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Gjirokaster shkaterrohen 3 parcela me kanabis me rreth 1685 rrenje

Në Gjirokastër, forcat e policisë së këtij qyteti gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së mërkurë kanë shkatërruar 3 parcela me kanabis me rreth 1685 rrënjë.

Operacioni i Policisë i koduar “Perëndimi i hënës” ka shpallur në kërkim 3 shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, nga fshati Lazarat si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Në të tre parcelat u konstatuan 1685 rrënjë kanabis sativa, me një gjatësi nga 120 deri 140 centimetra të larta.

Një sasi e bimëve narkotike u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Në përfundim të fazës së dytë, të fushatës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka nisur faza e tretë e kësaj fushate që përkon me shkatërrimin e parcelave të evidentuara gjatë fazës investiguese.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›