E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 17 kg drogë në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Policia ka sekuestruar sot rreth 17 kg e 550 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit në rrethin e Malësisë së Madhe.
"Lënda narkotike është kapur në afërsi të shinave hekurudhore të linjës Shkodër-Podgoricë në afërsi të pikës së kalimit të territorit shqiptar", thanë burime nga policia e këtij rrethi.

Shërbimet e policisë kufitare, pasi kanë konstatuar në këtë zonë lëvizje të dyshimta të disa personave të paidentifikuar, kanë bërë thirrje për t'i ndaluar, kur këta të fundit të favorizuar nga terreni malor janë larguar me shpejtësi, duke braktisur dy thasë.

Sipas policisë, në dy thasët ndodheshin 16 pako me lëndë narkotike të mbështjella me celefon të tejdukshëm, me peshe gjithsej 17 kg e 550 gr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›