E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Botërore e Talasemisë, apel për dhurimin e gjakut

LUSHNJE- Rreth 270 persona që janë të prekur nga sëmundja e talasemisë vuajnë mungesën e gjakut. Nga këta, rreth 140 janë fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Kjo ka dalë gjatë diskutimit të oratorëve të ndryshëm në konferencën e mbajtur në qytetin e Lushnjës në Ditën Botërore të Talasemisë, ku u kërkua kontributi i të gjithë shoqërisë për dhurimin vullnetar të gjakut.

Aktivitetet për Ditën Botërore të Talasemisë u zhvendosën në Lushnje, duke qenë se nga ky rreth figuron një numër i lartë i të prekurve me talasemi. Në këtë aktivitet, kreu i shoqatës së talasemikëve Musa Zeneli bëri apel për dhurimin vullnetar të gjakut.

Ndërkohë sot në Lushnjë, ministri Vasili preu shiritin e inagurimit të punimeve rikonstruktuese të bllokut spitalor të këtij qyteti i cili mori emrin e mjekut të njohur Ihsan Cabej.

Ndërsa zonja Liri Berisha në këtë ditë mori titullin “Nderi i Lushnjës” akorduar nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti me motivacionin për kontributin e madh dhënë në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›