Bajerni “lahet” me birrë, fiton titullin numër 22
MYNIH- Bajerni i Mynihut ka fituar titullin numër 22 kampion në Bundesligë dhe e ka bërë këtë me një fitore 3-1 ndaj Hertës në Berlin. Skuadra e Luis Van Gal u ngjit në kuotën e 70 pikëve, 5 më shumë se Shalke e vendit të dytë, e cila sot nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Maincit. Në fund, në “Olimpikun” e Berlinit, festa ka qenë e gjitha bavareze. Birrë pafund për kampionët e rinj, ndërsa larjes më krikëllat e stërmadha nuk i ka shpëtuar as Van Gal. Për Bajernin ka qenë një sezon fantastik, që do të kulmojë me finalen e Champions League më 22 maj kundër Interit. Ndërkohë, pas ndeshjeve të javës së fundit në Gjermani, Verder Bremen siguroi pjesëmarrjen në Champions, pas barazimit 1-1 me Hamburgun. Në Europa League do të shkojnë Leverkusen dhe Dortmundi. Nga kategoria kanë rënë Herta dhe Bokumi. Hanoveri siguroi matematikisht qëndrimin, ndërsa Nurembergu do të luajë në plejaut.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)