E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada LGBT, BE dënon deklaratën e Ekrem Spahisë

Një ditë pas kryeministrit Berisha, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me deklaratën e zv.ministrit të Brendshëm, Ekrem Spahia, për manifestimin e komunitetit gej në Ditën kundër Homofobisë. Përmes deklaratës për mediat, BE e dënon me forcë deklaratën e Spahiut, të cilën e cilëson si nxitje urrejtjeje e dhune dhe i kujton Shqipërisë se ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka aprovuar Ligjin për Mbrojtjen kundër Diskriminimit.
Bashkimi Evropian dënon me forcë çdo retorikë diskriminuese dhe nxitje për urrejtje dhe dhunë. Shqipëria ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka aprovuar Ligjin për Mbrojtjen kundër Diskriminimit. Lufta kundër diskriminimit, përfshirë diskriminimin e personave LGBT, është një ndër 12 prioritetet kyçe të Opinionit të 2010-ës. Shqipëria është angazhuar për të zbatuar Planin e Veprimit mbi këto dymbëdhjetë prioritete kyçe. Deklarata publike si ajo e z. Spahia janë në kundërshtim me zbatimin e politikave antidiskriminuese të përfshira në kapitullin 23 mbi të drejtat themelore dhe juridike pjesë e legjislacionit të Bashkimit Evropian, thuhet në reagim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›