Dita Botërore e ujit, Pipero: Mos ndërhyni në tubacione

Apel qytetarëve që të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm. Në një aktivitet të organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të ujit Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë kërkoi një menaxhim më të mirë të ujit dhe të mos ndërhyhet në tubacione, pasi kjo shkakton ndotje.
Sipas Piperos uji i pijshëm është i kontrolluar në të gjithë vendin, duke e bërë kështu më të sigurt përdorimin e tyre prej qytetarëve.