E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore kundër drogës, MCDA në 2010: 40.000 – 60.000 përdorues

TIRANË- Në 26 qershor, Ditën Boterore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave, apelohet për të forcuar veprimin dhe bashkëpunimin me qellim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë. Slogani global i ketij viti eshte "Veprime globale për komunitete të shëndetshme pa drogë".

Referuar të dhënave të fundit të raportit te EMCDA për vitin 2010, n¸ Shqip¸ri numri i personave që janë apo kanë përdorur substanca ilegale, varion nga 40.000 – 60.000 persona, nga ku mendohet se rreth 10-15% e tyre janë përdorues të drogave intravenoze, kryesisht heroinë dhe kokainë.

Dita e sotme do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme sensibilizuese. Shoqata “Stop AIDS”, e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, do të organizojnë aktivitete sensibilizuese te Parku 'Rinia'.

Data 26 qershor u vendos si Dita Bot¸rore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave ne 7 dhjetor te vitit 1987, me vendim te Asamblesë se Përgjithshme te Kombeve të Bashkuara, si shprehje e angazhimit për të forcuar veprimin dhe bashkëpunimin me qellimin për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›