Ina Rama raporton në Komisionin e Ligjeve: Kriminaliteti rritje në 2011
TIRANË- Kryeprokurorja Ina Rama ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për gjendjen e kriminalitetit në vend, gjatë vitit 2011-të.
Prokurorja e Përgjithshme nënvizoi gjatë raportimit të saj, rritjen e koeficientit të kriminalitetit në vend për vitin 2011, ndërsa vecoi si zhvillime pozitive rritjen e efektivitetit të punës së prokurorëve.
“Gjatë 2011-s ka ulje të numrit të çështjeve të pushuara”, tha ajo në seancën dëgjimore.
Sipas ndryshimit kushtetues të vitit 2008, kryeprokurori raporton në Kuvend mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Seanca e sotme dëgjimore me kryeprokuroren mbyll dhe ciklin e raportimeve që institucionet kushtetuese paraqesin në Kuvend mbi veprimtarinë e tyre vjetore.
Kreu i organit qendror të akuzës është në fund të mandatit të saj pesëvjeçar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, mandat që përfundon në fund të nëntorit.
Më 22 nëntor 2007 Kuvendi i Shqipërisë miratoi shkarkimin e Theodhori Sollakut dhe emërimin në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ina Ramës. Me ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi në vitin 2008, mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithshëm u kufizua në 5 vjet. Sipas këtij ndryshimi, neni 149 i Kushtetutës, pika 1 u riformulua si vijon: Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat pesëvjeçar me të drejtë riemërimi.
(ma.ar/BalkanWeb)