Tre gjeneralët e shkarkuar: Dekretet e Nishanit, të paligjshme. Reagon M. Mbrojtjes
TIRANË- Tre gjeneralët Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, të shkarkuar pak ditë më parë nga presidenti Bujar Nishani e quajnë të paligjshëm dekretin për shkarkimin e tyre. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, gjeneralët nënvizojnë se dekretet janë publikuar me vonesë duke akuzuar kreun e shtetit se injoroi ligjin.
Ish-gjenerali, Abaz Lleshi i ka kërkuar kreut të shtetit që të tregojë se në cilin nen është mbështetur për të marrë vendimin për shkarkimin e tyre, ndërkohë që ka ngritur dyshimet se Forcat e Armatosura kryejnë punë të rëndësishme, por që nuk u përket.
‘Pyesim publikisht Presidentin e Republikës, Ministrin e Mbrotjes dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura a mund të citoni në ligjeratë të drejtë, për Forcat e Armatosura për aleatët dhe publikun e gjerë, nenin dhe paragrafin e ligjit të cilit, jeni referuar për propozimet apo vendimet, tuaja. Në dekretet e tij, presidenti i Republikës nuk i është referuar ligjit 9171 datë 22.1.2004 për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të republikës së Shqipërisë, as dhe vetëm formalisht. Tashmë që dekretet janë publikuar me vonesë, kushdo e ka të lehtë të verifikojë saktësinë e kësaj deklarate. Një injorim kaq i rëndë i ligjit, i kryer nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Dhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kërkon minimalisht shpjegimet përkatëse, zyrtare dhe publike, nga ana e këtij të fundit. Ne mendojmë se vendimi i presidentit vetëm për të liruar gjeneralët nga detyra dhe mos dekretimi i zëvendësuesve në funksionet përkatëse përbën precedentë serioz. Ne kemi të drejtë të besojmë se dekretet paraqesin një reagim emotiv, ndaj disa shqetësimeve serioze që i janë paraqitur Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare në Parlament, me datën 25 Mars 2013 zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Sandër Lleshi, me anë të një shkrese zyrtare e cila ende ka mbetur pa përgjigjie. Neglizhenca për të hartuar dokumentin e strategjisë, të sigurisë kombëtare, konsiderohet një problem serioz. Edhe pas 4 vitesh në NATO ajo ende nuk është miratuar. Dokumenti që është sot në fuqi, është i datës 25.11.2004. Që nga ajo ditë nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë, që prej vitit 2004, Forcat e Armatosura nuk kanë realizuar asnjë reformim ligjor, substancial. Dy ligjet kryesore, mbi të cilat ato funksionojnë i përkasin periudhës para anëtarësimit në NATO’, u shpreh Lleshi.
MINISTRIA E MBROJTJES: PRETENDIMET E GJENERALËVE TE PABAZA
Ministria e Mbrojtjes i ka cilësuara si të pabaza pretendimet e 3 gjeneralëve të shkarkuar nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes thekson se për lirimin nga detyra të gjeneralëve, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, është respektuar kuadri ligjor.
Zëdhënësja hodhi poshtë akuzat, duke sqaruar se pretendimi për mos vënien në dijeni më parë të 3 gjeneralëve për lirimin nga detyra nuk është i vërtetë, pasi ato jo vetëm janë njoftuar, por madje kanë refuzuar organizmin e një ceremonie largimi nga Ministria e Mbrojtjes
LIRIMI NGA DETYRA
Presidenti Bujar Nishani pak ditë më parë ka dekretuar lirimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Sipas njoftimin zyrtar në faqen e presidencës, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra tre gjeneralët e Forcave te Armatosura , te tre dekretet mbajnë datën 21 maj 2013.
Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi: Lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Sander Lleshit, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale si dhe Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Gjykata rrëzon urdhrin e Imamit, kthen në detyrë gjeneral Qiriazin VIDEO: Tre gjeneralët e shkarkuar: Dekretet e Nishanit, të paligjshme