E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Kombëtare e Rinisë, kujtohet 8 dhjetori

TIRANË- Shqipëria kujton sot 8 dhjetorin, shpallur zyrtarisht si dita kombëtare e rinisë, në nder të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Ishte 8 dhjetori 1990, kur studentë e pedagogë të Universiteteve të Tiranës, banorët e qytetit “Studenti”, u vunë në ballë të kthesës së madhe, protesta këmbëngulëse që u pasuan me rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe Liri, Demokraci, studentë, të rinj e të reja kërkuan pluralizmin në Shqipëri, integrimin e vendit në Europë dhe një jetë të lirë e demokratike, ndryshe nga izolimi i frikshëm, që kishte sunduar për dekada.

Një sërë aktivitetesh pritet të zhvillohen sot në vend, në këtë ditë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›