Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit, Shqipëria me ndotjen më të lartë në Evropë
më shqetësuese në Shqipëri, për të cilat kërkohet më tepër investime. Në disa qytete të vendit ajri rezulton prej disa vitesh me ndotje disa herë më të lartë se normat e Bashkimit Evropian përsa i përket pluhurit të respirueshëm. Kjo situatë e rëndë, jo vetëm në Tiranë por edhe në Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Fier, ka çuar në rritjen e numrit të personave të prekur nga alergjitë por edhe sëmundjet pulmunare. Ndotja e mjedisit kryesisht nga transporti është shkaktari i sëmundjeve tek 1500 personave çdo vit në vendin tonë. Të dhënat janë bërë publike nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët pohojnë se kjo ndotje është më e madhe në zonën përgjatë autostradës Tiranë- Durrës. Ndotja kryesore është ndotja nga grimcat e imëta për shkak të transportit dhe kjo ndotje është tejkaluar mbi normat e BE-së. Vetëm nga ndotja e ajrit nga pluhurat e imëta në zonën Tiranë-Durrës sëmuren çdo vit 1000-1500 persona. Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik i kryer në 6 qytete të ndryshme të vendit, ka treguar se shqiptaret tashmë janë të rrezikuar në shëndetin e tyre jo më nga pluhuri i zakonshëm, por nga bloza e dalë nga makinat. Në qytetet më të ndotura në vendin tonë është Tirana, e cila zë vendin e parë si për grimcat e ngurta ashtu edhe për blozën dhe benzenin. Zonat më të ndotura në Tiranë janë zonat pranë kryqëzimeve, si qendra e kryeqytetit, "21 dhjetori", pika pranë Ambasadës Italiane dhe zona e ish-Bllokut. Ndotja e ambientit është 100 mikro gramë për metër kub, që do të thotë disa herë më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye specialistët bëjnë thirrje për kontroll të rreptë të automjeteve që të mos shkaktojnë ndotje të mjedisit, por në mënyrë të veçantë edhe të karburanteve. Për të ulur sasinë e këtij pluhuri në vendin tonë, këshillohet vendosja e një norme të përcaktuar, për benzinën që importohen në Shqipëri. Ajo duhet të jetë më e vogël se 5 për qind në masë. Kurse për sa u përket grimcave të ngurta, që janë një tjetër faktor ndotës, edhe këto e kalojnë masën deri në 4.5 herë, në të gjitha qytetet e monitoruara nga ISHP. Përmbajtja e grimcave të ngurta (LNP e PM 10) në ajrin e qyteteve Shkodër, Durrës Tiranë, Fier, Vlorë dhe Korçë në mënyrë të qëndrueshme tejkalon masën, nga 2 deri në 4.5 herë normat e lejuara të vendeve në BE.