E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Zhusti: Rikthimi si prezantues pas 42 vitesh, një emocion i bukur

Kalaja e Gjirokastrës pushtohet nga festivali Takimet Muzikore të Dy Botëve

Në Kalanë e Gjirokastrës kanë nisur ditët e festivalit Takimet Muzikore të Dy Botëve-Argjiro 2010. Edicioni i katërt i festivalit filloi dje në kalanë e qytetit të gurtë. I cilësuar si një prej evenimenteve më të rëndësishme kulturore që zhvillohen në këtë qytet, në festivalin

që do të zgjasë deri me 6 qershor do të interpretojnë artistë shqiptarë, si dhe nuk do të mungojnë dhe artistë jashtë kufijve të vendit, si ata kroat e maqedonas. Po ashtu do të ketë koncerte të ndryshme, duke përfshirë koncertin e sopranos Eva Golemi, koncertin e grupit polifonik Bilbilenjtë e Progonatit dhe kuintetin kamertal të fizarmonikave nga Kroacia. Për ditën e fundit të festivalit në skenë do të ngjitet grupi polifonik i Himarës, si dhe muzikantët nga Maqedonia, Toni Kitanovski dhe Chekrezi Orch. Festivali prezantohet nga aktorët Viktor Zhusti dhe Blerta Syla. Aktori i njohur Viktor Zhusti, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në kinematografi dhe në teatër tregon se për herë të parë ai është ngjitur në Kalanë e Gjirokastrës, si prezantues në vitin 1968 i Festivalit Folklorik dhe pas shumë vitesh ai rikthehet sërish si një prezantues, në një aktivitet i cili sërish në qendër të tij ka muzikën. Në edicionin e katërt të festivalit "Takimi Muzikor i dy Botëve unë rikthehem sërish në rolin e prezantuesit, pasi në vitin 1968 unë jam ngjitur në skenën e Festivalit Folklorik si prezantues në Kalanë e Gjirokastrës. Në atë kohë ne mirëpritëm të gjithë Shqipërinë. Është diçka e bukur dhe unë jam në vendin tim, u shpreh aktori Zhusti. I pyetur se si ndihet në rolin e një prezantuesi pas kaq vitesh ai pohon se një aktor duhet të provojë gjithçka që lidhet me artin dhe kulturën. Ndjehem mirë, jam prezantues në këtë eveniment. Them se për aktorin janë të gjitha Unë kalova një eksperiencë të bukur në shown Dancing With The Stars, dhe tani unë po provoj këtë eksperiencë, ku jam sërish si prezantues pas kaq vitesh në kala, po përjetoj diçka të bukur, tregon ndër të tjera aktori Zhusti. Ky aktivitet që ka të ftuar gupe dhe artistë nga Maqedonia, Kroacia, Kosova e Shqipëria zhvillohet në Kalanë e Gjirokastrës nën kujdesin e deputetit të zonës, z.Genc Ruli. Sopranoja Eva Golemi e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë "Artus", ishte e para që performoi për publikun, pasuar sonte nga një koncert i grupit polifonik "Bilbilenjtë e Progonatit" (Shqipëri) dhe Kuinteti kamertal i fizarmonikave të ardhur nga Kroacia posaçërisht për festivalin. Ndërkohë që nata finale që do të jetë nesër do të sjellë në skenën e improvizuar në Kalanë e Gjirokastrës një koncert të grupit polifonik të Himarës dhe artistët nga Maqedonia, që do të performojë për publikun. Organizatorja Ilda Mara, drejtorja e festivalit, nën kujdesin e së cilës janë organizuar edhe edicionet e mëparshme, pohon ky festival synon të kthehet në një traditë të përhershme, me synim përballjen e kulturave të ndryshme dhe promovimin e qytetit të Gjirokastrës. Festivali Takimet Muzikore të Dy Botëve, që tradicionalisht mbahet në Gjirokastër, këtë vit nga 4 deri ne 6 qershor 2010, do të organizojë edhe një debat mbi komunikimet kulturore ndërshqiptare dhe prezantimin e kulturës shqiptare në botë, si kontribut për fillimin e një reflektimi më serioz të kësaj problematike. Në këtë konferencë që do të mbahet në Gjirokastër do të jenë rreth 20 të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, intelektualë dhe personalitete të kulturës si dhe përfaqësuesit e ministrive të kulturës dhe të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues të mediave.


Nga Julia Vrapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›