E Diel, 1 Nëntor 2026

Një varg shpërthimesh rikthen kaosin, vriten 48 persona

Është rikthyer terrori në Irak me një aksident
që ka marrë jetën e 48 personave.
Bëhet fjalë për një seri bombash që veç të
vrarëve kanë plagosur
edhe të paktën
200 persona
të tjerë. Dy autobomba
kanë plasur
në një fshat shiit
në afërsi të qytetit
verior të Mosulit,
duke vrarë menjëherë
28 vetë dhe
duke plagosur 130
të tjerë. Ndërkaq,
në Bagdad shpërthyen
disa bomba
rresht që vranë 18
vetë të tjerë dhe
plagosën mbi 100
persona. Kryeministri
irakian, Maliki,
ishte paralajmëruar
për një rifi llim të dhunës para zgjedhjeve
të ardhshme të janarit. Në një fjalim
televiziv, ai tha se terroristët do të përpiqen
që të japin ndjesinë e parregullsisë dhe
rrëmujës në vend, por se qeveria e tij do
të bënte ç‘ishte e mundur që të krijonte
një klimë sa më të
sigurt para dhe
paszgjedhore. Pas
largimit të forcave
amerikane nga
qytetet, qeveria
po përpiqet që të
tregojë se është
në komandë të
situatës dhe se
është e aftë që
të qeverisë dhe
mbajë rregull
edhe pa ndihmën
e amerikanëve.
Për shumë irakianë,
vala e dhunës
është një rikthim
në të shkuarën
dhe kjo krijon një
situatë të tensionuar. Shpërthimet kanë
qenë kaq të mëdha, saqë kanë shkatërruar
gjithë godinat në zonat ku kanë ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›