Tajfuni gjunjëzon Azinë, qindra viktima e të zhdukur
Si pasojë e tajfunit me një
shpejtësi të jashtëzakonshme
dhe përmbytjeve të
shkaktuara prej tij në jug të Tajvanit,
rreth 600 persona janë zhdukur
tërësisht, ndërkohë që numri
i tyre është gjithnjë e në rritje.
Tajfuni "Morakot" ka shkaktuar
reshje të mëdha shirash që kanë
kapur vende-vende një lartësi
prej 2 metrash. Bëhet fjalë për
një situatë shkatërrimtare në të
gjithë Azinë me dhjetëra vdekje
të konfirmuara dhe qindra të
zhdukur. Pamjet televizive nga
vendet e përmbytura fl asin për
një situatë jashtë të zakonshmes.
Shpesh duken vetëm çatinë e
shtëpive, duke qenë se pjesa
tjetër e shtëpive është e zhytur
në ujë. Një fshat në Tajvan është
zhdukur i tëri nën ujë. Në shumë
vende të Azisë janë shpallur situatat
emergjente për të shpëtuar
sa më shumë njerëz që është e
mundur. Në Kinë janë zhvendosur
1 milion e gjysmë persona
nga frika se mos përmbyteshin. E
njëjta situatë vlen edhe për Japoninë,
ku në disa zona të saj kanë
fi lluar zhvendosjet. Kryeministri
i këtij vendi, Raro Aso, ka anuluar
të gjitha vizitat jashtë vendit për
të qenë në gatishmëri për çdo të
papritur e situatë emergjente.
Këto dukuri të natyrës ndodhin
në zona të caktuara të Azisë çdo
verë dhe vjeshtë, por tajfuni i
këtij viti ka qenë i përmasave
të jashtëzakonshme dhe sipas
parashikimeve situata ende nuk
ka përfunduar me kaq. Tajfuni e
ka marrë emrin "Morakot" nga
gjuha tajvaneze dhe do të thotë
"smerald". Fillimisht, ai u përplas
në brigjet kineze të krahinës së
Fujianit të dielën pasdite. Shpejtësia
e erës ishte 119 kilometra në
orë. Ndërkohë, të hënën situata
ka qenë gjithashtu e rëndë, por
tashmë në Tajvan, Japoni dhe në
Filipine ku kanë humbur jetën 22
persona. Në Kinë janë dëmtuar
1800 shtëpi dhe janë zhdukur
dhjetëra persona. Në Japoni,
stuhia me origjinë tropikale ka
marrë jetën e 12 personave deri
tani, ndërkohë që rreth 50 mijë
banorë kanë lënë shtëpitë. Një
vit më parë, stuhi të tilla të përmasave
të mëdha morën qindra
jetë njerëzish. Qendra e tyre ishin
Filipinet dhe disa brigje japoneze.
Këtë vit ajo pritet të zgjasë të
paktën edhe një javë tjetër, e cila
me siguri do të jetë e mbushur me
lajme tragjike. Qeveritë e këtyre
vendeve të Azisë i marrin masat
gjatë gjithë vitit për të shmangur
katastrofat, por shpesh ato vijnë
në jo në vendet e parashikuara,
por në zona të tjera dhe i gjejnë
banorët në befasi. Dëmet materiale
të shkaktuara nga stuhi të
tilla janë me të vërtetë të jashtëzakonshme
dhe llogariten në disa
miliardë në vit.
shpejtësi të jashtëzakonshme
dhe përmbytjeve të
shkaktuara prej tij në jug të Tajvanit,
rreth 600 persona janë zhdukur
tërësisht, ndërkohë që numri
i tyre është gjithnjë e në rritje.
Tajfuni "Morakot" ka shkaktuar
reshje të mëdha shirash që kanë
kapur vende-vende një lartësi
prej 2 metrash. Bëhet fjalë për
një situatë shkatërrimtare në të
gjithë Azinë me dhjetëra vdekje
të konfirmuara dhe qindra të
zhdukur. Pamjet televizive nga
vendet e përmbytura fl asin për
një situatë jashtë të zakonshmes.
Shpesh duken vetëm çatinë e
shtëpive, duke qenë se pjesa
tjetër e shtëpive është e zhytur
në ujë. Një fshat në Tajvan është
zhdukur i tëri nën ujë. Në shumë
vende të Azisë janë shpallur situatat
emergjente për të shpëtuar
sa më shumë njerëz që është e
mundur. Në Kinë janë zhvendosur
1 milion e gjysmë persona
nga frika se mos përmbyteshin. E
njëjta situatë vlen edhe për Japoninë,
ku në disa zona të saj kanë
fi lluar zhvendosjet. Kryeministri
i këtij vendi, Raro Aso, ka anuluar
të gjitha vizitat jashtë vendit për
të qenë në gatishmëri për çdo të
papritur e situatë emergjente.
Këto dukuri të natyrës ndodhin
në zona të caktuara të Azisë çdo
verë dhe vjeshtë, por tajfuni i
këtij viti ka qenë i përmasave
të jashtëzakonshme dhe sipas
parashikimeve situata ende nuk
ka përfunduar me kaq. Tajfuni e
ka marrë emrin "Morakot" nga
gjuha tajvaneze dhe do të thotë
"smerald". Fillimisht, ai u përplas
në brigjet kineze të krahinës së
Fujianit të dielën pasdite. Shpejtësia
e erës ishte 119 kilometra në
orë. Ndërkohë, të hënën situata
ka qenë gjithashtu e rëndë, por
tashmë në Tajvan, Japoni dhe në
Filipine ku kanë humbur jetën 22
persona. Në Kinë janë dëmtuar
1800 shtëpi dhe janë zhdukur
dhjetëra persona. Në Japoni,
stuhia me origjinë tropikale ka
marrë jetën e 12 personave deri
tani, ndërkohë që rreth 50 mijë
banorë kanë lënë shtëpitë. Një
vit më parë, stuhi të tilla të përmasave
të mëdha morën qindra
jetë njerëzish. Qendra e tyre ishin
Filipinet dhe disa brigje japoneze.
Këtë vit ajo pritet të zgjasë të
paktën edhe një javë tjetër, e cila
me siguri do të jetë e mbushur me
lajme tragjike. Qeveritë e këtyre
vendeve të Azisë i marrin masat
gjatë gjithë vitit për të shmangur
katastrofat, por shpesh ato vijnë
në jo në vendet e parashikuara,
por në zona të tjera dhe i gjejnë
banorët në befasi. Dëmet materiale
të shkaktuara nga stuhi të
tilla janë me të vërtetë të jashtëzakonshme
dhe llogariten në disa
miliardë në vit.