E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Nderkombetare e Tokes banoret ne aksion pastrimi

Banoret vazhdojne qe te merren me komentet per debatin qe ndodhi per cigaret dhe fillojne te akuzojne e te hiqen si viktima te njeri-tjetrit. Gjate kesaj kohe banoret marrin nje zarf dhe Arber ua lexon ate gjithe banoreve. Ne zarf banoret informohen ne lidhje me Diten e Tokes e cila ka per qellim mbrojtjen e tokes nga ndotjet.
Keshtu ne kuadrin e Dites se Tokes banoret do te dalin ne zonen ku zhvillohen lojrat dhe do te pastrojne me qellim qe te ndergjegjesohet edhe opinioni publik per te qene me te kujdesshem ndaj ambientit ku jetojme.

Pas leximit te zarfit banoret shkojne ne dhomen e gjumit per tu bere gati dhe pas kesaj ata dalin ne fushen e lojrave. Aty shohin se fusha eshte e mbushur me mbeturina te cilat vete banoret duhet ti pastrojne. Te pajisur me te gjitha mjetet e nevojshme te gjithe banoret fillojne te merren me pastrimin e gjithe kesaj zone.
Keshtu mjaftojne vetem disa minuta qe e gjithe fusha e lojrave te jete e paster perseri.

Pas kesaj banoret ia nisin me bisedat ngacmimet e lojrat. Aty ata kane edhe mundesine qe te bejne nje Barbekjy. Erioni eshte ai qe merret me pjekjen dhe ushqimet ndersa nuk vonon dhe Vellai i Madh vendos edhe muzike ne sfond dhe keshtu banoret argetohen per nje fare kohe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›