E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr i forte e kercenime mes Ermalit dhe Arbrit

Banoret ndodhen ne dhomen e gjumit dhe fillojne te diskutojne per cigaret. Ermali edhe pse nuk konsumon duhan ka tre cigare dhe u thote banoreve qe te mos ia prekin pasi disa prej tyre ankohen se u kane marre cigaret pa leje njeri-tjetrit. Ermali thote po i preki njeri do tia shkul dhembet. Kjo gje nuk i pelqen Arbrit i cili eshte edhe nervoz per mungesen e cigareve. Ai i kerkon Ermalit qe te modifikoje fjalorit por Ermali vazhdon te perserise te njejten shprehje dhe keshtu midis tyre lind nje debat i forte i cili vazhdon me ofendime e kercenime nga ana e te dyve.

Arber i thote Ermalit se4 ai ka per tia marre cigaret dhe ai nuk ka mundesi qe ta preke ndersa Ermali i thote se nese e provon kete gje nuk ka per tia ditur se ku eshte dhe ska per ta toleruar ne menyre kategorike. Arber fillon qe te bertase dhe i thote Ermalit zbute fjalorin me mua se dalim jashte e te thyj ne mes. Edhe Ermali nga ana tjeter nervozohet dhe i thote o psikopat provoje dhe ti shkul dhembet. Arber i afrohet ne fytyre duke i thene se nese do ata mund te dalin jashte shtepise qe ne ate moment dhe te sqarohen per kete gje.

Graciano nderhyn dhe qeteson Arbrin i cili duket vertete shume i nervozuar. Megjithate zenka e tyre vazhdon edhe me tej. Te dy bertasin dhe shume te nervozuar perdorin ndaj njeri-tjetrit shprehje mjaft ofenduese dhe kercenime per dhune. Ermali i thote Arbrit te ngul ne toke mos me acaro nervin se ta caj gojen ndersa Arber i thote te thyej ne mes hajde dalim jashte se te ndaj me dysh. Ermali akoma me i nervozuar i thote te bej qe te mos te njofin as njerezit e shpise ndersa Arber i thote per 24 ore je dhe nuk je se te zhduk nga faqja e dheut.

Franceska i thyhen cigaret e saj dhe fillon qe tu bertase te gjitheve dhe sidomos Arbrit dhe Ermalit duke u thene se ajo theu cigaret e saj dhe ata nuk kane pse te zihen sepse ajo mund te beje cte doje me cigaret e saj dhe ankohet me ze te larte se nje pjese e banoreve i kane marre cigare pa e pyetur fare. Kjo ben qe debati i djemve te zbutet. Ata debatojne edhe per disa minuta por me tone me te ulta ku ata perpiqen qe te sqarohen. Ermali thote se nuk iu drejtua drejtpersedrejti Arbrit ndersa Arber thote se ai nuk i ka marre asnjehere cigare dikujt tjeter pa e ditur me pare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›