E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kerkim te afreskut te humbur te Leonardo DaVincit

Ne vitin 1505 artisti Leonardo DaVinci thuhet se realizoi nje afresk te madh te njohur me emrin Beteja e Anghiarit ne Palazzo Vecchio Palaco Vekio te Firences. Por ne muret e nderteses nuk sheh ndonje pikture te tille. Vendndodhja e afreskut i cili paraqet kater kalores ne beteje ka mbetur mister per dashamiret e artit prej me shume se peseqind vjetesh. Nje ekip studimor ku ben pjese nje fizikan nga Laboratori Kombetar amerikan Argonne eshte duke u perpjekur te hedhe drite mbi nje nga misteret me te vjetra ne boten e artit.

Fizikani Robert Smither i Laboratorit Kombetar amerikan Argonne merret me studime ne disa fusha.

Une merrem me astrofizike dhe biologji kam punuar edhe me ekipin amerikan te garave me vela per ti bere me te shpejta anijet e tyre.

Smither eshte gjithashtu ekspert i difraksionit kristalor proces qe filtron me lente rrezatimin e neutroneve per te krijuar imazhe njelloj si me aparat fotografik. Kjo i jep syrit te njeriut nje veshtrim te ndryshem mbi  yjet e larget mbi pikat radioaktive ne mbare boten apo mbi tumoret kanceroze.

Kanceri bombardohet me radioaktivitet. Skanuesi im kalon mbi te dhe jep nje imazh qe i tregon mjekut se cfare forme forme kanceri eshte. Kjo e ndihmon te permiresoje operacionin nese eshte e nevojshme.

Prandaj ata qe ishin ne kerkim te kryevepres se humbur te Leonardos Beteja e Anghiarit pyeten se a mundej qe teknologjia e Smitherit te ndihmonte ne zgjidhjen e misterit 500-vjecar te artit

A mund te shohesh permes nje muri prej tulle me pyeten ata. Une u thashe po.

Studiuesit besojne se mbi afreskun e humbur te DaVincit ka nje mur me tulla te ngritur atje ne fund te shekullit te 16 nga artisti Vasari i cili ka pikturuar afreske qe sot i shikon ne sallat e Palazzo Vecchios.

Ka kaluar nje kohe e gjate ... ka qene viti 1505 ... 1565 kur u be mbulimi. Ne nuk e dime se cfare forme ka.

Per te bere kerkimin nje ekip nderkombetar fillimisht perdori metoda tradicionale.Ata bene nje vrime ne afresk dhe menduan se pane boje pastaj bene nje vrime me te madhe. Qeveria italiane ishte shume ne medyshje nese duhej lejuar hapja e vrimave te tjera dhe kjo eshte arsyeja pse na kerkuan te vijme e ta bejme kete pa e prekur murin.

Te gjitha vrimat e bera ne afresk jane bere ne ato pjese ku ka patur te cara qe ishin restauruar me pare keshtuqe punimet origjinale te Vasarit nuk u preken.

Eksperti Terry Garcia thote se shpimi i ketyre vrimave ka sjelle prova te materialeve organike qe perputhen me bojen e perdorur nga DaVinci duke i bere studiuesit te besojne se afresku i humbur eshte aty.

Pyetja tani eshte a do te dale afresku ne drite pa levizur ose demtuar ate qe qendron perpara tij

Zoti Smither thote se do te duhet kohe dhe para per ta bere punen sic duhet. Por ai shpreson se metoda e tij e difraksionit do te beje te mundur qe te shohim pertej kryeveprave te tanishme qe mund te fshehin punimin e humbur te njerit prej artisteve me te famshem te botes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›