E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, digjen plehrate qytetit, problemenë disa lagje

ELBASAN -Prej 3 ditësh një re e madhe tymi ka shkaktuar ndotje të lartë në tre lagje të Elbasanit, si pasojë e djegies së mbeturinave. Banorët janë përballur me erën e rëndë të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë helmues që çlirohen nga djegia në natyrë e grumbullimit të plehrave që ndodhet shumë pranë varrezave publike të qytetit.

Janë qindra ton plehra e mbeturina inerete që janë grumbulluar prej kohësh në këtë vendgrumbullim. Reja e tymit ka mbuluar tri lagjet jugore të qytetit të Elbasanit, lagjen e Krasta e Vogël, Beqir Dardha dhe çlirimi.

Gjatë një takimi urgjent me drejtuesit vendore, specialistët e mjedisit paralajmëruan se gazrat e shkaktuar nga djegia e mbeturinave janë kancerogjenë ndërsa kanë kërkuar marrjen e masave afatgjata për ti dhënë fund ndotjes nga mbeturinat.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›