Shmit ligjëron në USHT për shqiptarët dhe Skënderbeun
Prof. dr. Oliver Shmit, në fjalimin para auditorit theksoi se ardhja e tij në USHT nuk ka për qëllim që të debatohet vetëm për librin që ia ka kushtuar Skënderbeut, por në tërësi për çështjen shqiptare
“Qëllimi i vizitës sonë këtu është që të bëjmë krahasimin e historiografisë greke, maqedonase dhe asaj shqiptare për këtë rajon. Ideja themelore është që të diskutojmë për perspektivat e ndryshme. Qëllimi i ardhjes së studentëve me ne është që të njihen me kompleksitetin historik të këtij rajoni, edhe pse kuptohet se jam i vetëdijshëm se ka interes të theksuar që të bisedoni me mua për librin e Skënderbeut”, theksoi profesori i Universitetit të Vjenës.
Lidhur me librin rreth Skënderbeut, profesori Shmit theksoi se ka pasur shumë reagime të ndryshme nga lexuesit e librit, dhe sipas tij, vlerësimet e këtyre lexuesve kanë qenë të ndryshme nga ato të atyre që se kanë lexuar.
“Problemi i parë më duket se ishte origjina etnike e Gjergj Kastriotit. Ka disa që kanë botuar shkrime me karakter publicistik, dhe të cilët kanë theksuar se unë paskam thënë se Skënderbeu nuk qenka shqiptar ose arbër. Kjo fare nuk është e vërtetë. Skënderbeu ishte arbër, dhe unë mendoj se ky ishte burimi kryesor i debateve. Pra, për atë që unë kam shkruar nuk ka vend dhe hapësirë dyshimi të përkatësisë etnike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pra, edhe ekskursioni ynë ka për qëllim të nxit debatin për historiografinë shqiptare”, tha ndër të tjera prof. dr. Oliver Shmit.