E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita botërore e librit, lindja dhe vdekja e titanëve të letërsisë edhe në Tiranë

Dita e librit 23 prilli me ritualin spanjoll të dhurimit të trëndafilit një dame dhe një libri një kavalieri hyri në formë kalorësiake në auditorin plot me studentë të spanjishtes në fakultetin e gjuhëve të huaja të Tiranës.

Nën drejtimin e ambasadorit të Spanjës Montobio të ftuarit e nderit kalorësit e diplomacisë së shteteve të bashkuara të amerikës Xhon Uithers i OSBE Z.Robert Bocsh si dhe politikanë të lartë si kryebashkiaku Edi Rama, ish presidenti Moisiu dhe deputeti i PS Namik Dokle lexuan pjesën e preferuar nga Don Kishoti i Mançes së Servantesit.

Ambasadori Uithers pasi bëri leximin amerikan u ndal tek fillimi i Don Kishotit , emri i kalit Rosinant dhe mbretërisë Manca, ndërsa ambasadori Bosh duke iu drejtuar të ftuarve në holandisht recitoi si aktor momentin e luftës me mullinjtë e erës me mesazhin që luftërat politike të pavlera të mos kenë pasoja por të mbeten me armiq imagjinarë. Ndërsa kryebashkiaku Rama duke lexuar epitafin e Don Kishotit në përkthimet e Fan Nolit dhe të Petro Zhejit citoi shprehjen se "në Shqipëri kjo vepër do të kuptohet më mirë se kudo tjetër në botë". Në javën e letërsisë spanjolle në prani të personaliteteve të kulturës hispanike në Shqipëri si përkthyesja Mira Meksi apo shkrimtari Fatos Kongoli, të cilët vlerësuan me çmimin e parë për edicionin e tretë të Don Kishotit të Mancës autorin Istref Haxhillari.
Drejtori i Muzeut Historik Luan Malltezi vlerësoi investimin që qeveria spanjolle po bën në transformimin modern të Institucionit të Kujtesës së Kombit. Eventi i u shoqërua me panaire librash të autorëve spanjollë dhe një ekspozitë e fotografike me përkthime të tyre në hapësirat e fakultetit të gjuhëve të huaja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›