E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Librit, "Don Kishoti" "flet" në 4 gjuhë


Dita e librit 23 Prilli me ritualin spanjoll të dhurimit të trëndafilit një dame dhe një libri një kavalieri hyri në formë kalorësiake në auditorin plot me studentë të spanjishtes në fakultetin e gjuhëve të huaja të Tiranës.

Nën drejtimin e ambasadorit të Spanjës Manuel Montobbio, të ftuarit e nderit, kalorësit e diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Uithers, OSBE-së, Robert Bosh si dhe politikanë të lartë si kryebashkiaku Edi Rama, ish presidenti Moisiu dhe deputeti i PS-së, Namik Dokle lexuan pjesën e preferuar nga "Don Kishoti i Mancës" së Servantesit.

Ambasadori Uithers pasi bëri leximin amerikan u ndal tek fillimi i Don Kishotit , emri i kalit Rosinant dhe mbretërisë Manca, ndërsa ambasadori Bosh duke iu drejtuar të ftuarve në holandisht recitoi si aktor momentin e luftës me mullinjtë e erës me mesazhin që luftërat politike të pavlera të mos kenë pasoja por të mbeten me armiq imagjinarë. Ndërsa kryebashkiaku Rama duke lexuar epitafin e Don Kishotit në përkthimet e Fan Nolit dhe të Petro Zhejit citoi shprehjen se "në Shqipëri kjo vepër do të kuptohet më mirë se kudo tjetër në botë". Në javën e letërsisë spanjolle në prani të personaliteteve të kulturës hispanike në Shqipëri si përkthyesja Mira Meksi apo shkrimtari Fatos Kongoli, të cilët vlerësuan me çmimin e parë për edicionin e tretë të Don Kishotit të Mancës autorin Istref Haxhillari. Drejtori i Muzeut Historik, Luan Malltezi vlerësoi investimin që qeveria spanjolle po bën në transformimin modern të Institucionit të Kujtesës së Kombit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›