E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Librit, Kuvendi nënshkruan marrëveshje me Bibliotekën Kombëtare

Pas strategjisë për librin dhe shqetësimit për fatin e biblotekës kombtare të publikuar në "Ora News" në javën e librit prej drejtorit të bibliotekës Prof. Aurel Plasarit Kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli pasi është prekur me thesarin e librave të vjetër të Biblotekës Kombtare në disa sallone nënshkroi një memorandum bashkëpunimi për rivlerësimin e trashëgimisë së shkruar të shtetit shqiptar dhe parlamentarizmit. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se ndihet krenare që merr pjesë në një aktivitet krejtësisht të ndryshëm nga të tjerët, me një simbolikë të veçantë për botën e letrave.
Me anë të kësaj marrëveshjeje pritet që fondi i librave që datojnë që prej kohës së Buzukut të ruhet dhe promovohet në portalet evropiane përmes rrjetit global të informacionit. Zonja e Parë e Kuvendit të Shqipërisë premtoi ushtrimin e ndikimit të saj në dixhitalizimin me teknologji bashkëkohore të informacionit dhe komunikimit si dhe financime nga shteti dhe nxitjen e donacioneve të huaja. Kremtimet e ditës së librit vijuan në godinën e pallatit të kulturës të biblotekës kombtare ku përmes një konference në sallën amerikane mbi vlerat e botuesit tiranas të viteve 30-të Ismail Malosmani kryeparlamentarja Topalli mes njerëzve të kulturës, studimit dhe letrave shqipe u njoh më nga afër me vlerat e historikut të librit në Shqipëri. Njëkohsisht kryetarja e kuvendit e përmbylli rrugëtimin e saj në botën e librit me një akt dhurimi në bibliotekën e rektoratit duke dhuruar botimet e legjislaturave parlamentare nga viti 1991-2009, si dhe botime të tjera parlamentare nga revista "Tribuna". Duke falenderuar Kryetaren e Kuvendit, edhe si ish-studente e këtij fakulteti dhe si anëtare e jashtme e senatit, zoti Kule i konsideroi botimet parlamentare të dhuruara nga Kuvendi si jashtëzakonisht të rëndësishme për studentët dhe brezat e tjerë që do të arsimohen në universitetin shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›