Dita e 11 e greves se urise
Kur greva e urise ka hyre ne diten e saj te 11, nga cadrat e urise u nis me urgjence drejt spitalit, deputeti i dyte i ngujuar. Besnik Bare eshte shoqeruar nga ekipet e mjekeve per te marre nje sherbim te specializuar mjekesor, pasi gjate paradites se djeshme gjendja e tij shendetesore u perkeqesua ndjeshem. Bare shenoi rastrin e 19 te grevisteve qe kane nderprere greven e urise per t'u shoqeruar ne spital. Nderkohe qe vetem pak ore me vone, ne mesdite nje tjeter i ri nga Tirana, eshte transportuar me urgjence per ne pavijonin e Infektivit. Grevistet jane vizituar gjate mesdites se djeshme edhe nga kryesocialisti, i cili pavaresisht se numri te ngujuarve qe paraqesin probleme te renda shendetesore po vjen duke u rritur ,u shpreh i vendosur per ta cuar deri ne fund kauzen e tyre. Rama ka hyre dhome me dhome ne pavijonin e Infektivit, duke pare te gjithe te shtruarit te cilet i perkasin greves se urise. Pak ore me pare ishte deputeti Eduart Shalesi, i cili u interesua per situaten shendetesore te grevisteve te semure. Ky i fundit pak ore me vone shoqeroi kryetarin e tij, per te vizituar te shtruarit.
Emrat e te larguarave nga greva
Klodiana Spahi deputetja nga Durresi
Ramazan Ceka Elbasani
Romeo Sina Vlora
Demo Muhaj Tirana
Niko Gora Kroca
Edmond Prifti Vlora
Salarjon Tota Fieri
Isa Arapi Vora
Bledar Meco Fieri
Klodia Rira Perrenjasi
Arber Begaj Tirana
Alfred Davidhi Fieri
Elisa Spiropali Tirana
Kujdesim Basha Kuksi
Te larguarit dje
Lek Njemza
Ilirian Neziri
Besnik Bare
Andi Hajdari