Elbasan, vritet me armë zjarri në klasë gjimnazistja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin. Një gjimnaziste është vrarë me armë zjarri në klasën e shkollës "Mahir Domi" ku ajo mësonte.
Endrit Llambaj, nxënës i kësaj shkolle ka plagosurvajzën e cila më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda. Të dhënat e para flasin se të rinjtë kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre. Llambaj ka shkuar të bisedojë me vajzën dhe në grindje e sipër ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar vajzën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin.
Ngjarja ndodhi në periferi të Elbasanit.