E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku, Tirana "peng" i greves dhe sheshit

Tirana eshte "paralizuar" pothuaj teresisht per shkak te trafikut. E perkeqesuar nga casti ne cast, situata nuk ka gjasa te permiresohet, te pakten pa perfunduar greva e urise se deputeteve dhe qytetareve, si dhe protestat e herepashershme te minatoreve, taksisteve etj. Ndersa ne kete rast, punimet ne sheshin "Skenderbej" nuk merren ne konsiderate, pasi edhe ne momentin kur te perfundojne punimet, atje nuk do te kalojne makina. Kjo eshte parashikuar ne projektin fitues te qendres.
Bllokimi
Situata ne metropolin shqiptar eshte bere e padurueshme. Nga trafiku qe ka perfshire te gjitha rruget, prek pothuaj te gjithe qytetaret. Ata qe shkojne per ne pune, te cilet paguajne haracin e uljes se oreve te punes, apo verejtjet per shkak te vonesave, qytetaret qe duhet te mbarojne pune te tjera, apo ata qe kane emergjenca shendetesore. Ndaj ky fenomen eshte bere shqetesues dhe nuk ka kaluar pa u vene re nga pjesa me e madhe e popullates ne Tirane. Me se shumti, situata behet shqetesuese sidomos pas ores 6 te pasdites, kur fillojne protestat masive. Edhe ato akse qe jane te hapura, bllokohen per shkak te prurjeve te protestuesve. Per ata qe jane te pune, problem perbejne vonesat ne mengjes. Sidomos te henave, kur shume pune presin per t'u mbaruar per shkak te fundjaves pushim, trafiku behet i paperballueshem.
Unaza e vogel
Ndersa ishte parashikuar qe trafiku te kalonte pergjate Unazes se Vogel, edhe kjo nuk eshte mundesuar. Grevat dhe protestat e vazhdueshme e mbyllin edhe ate pak hapesire qe mund te gjendet, per te mos renduar trafikun. Pervec protestes qe eshte bere e perditshme, apo punimeve ne shesh, dalin edhe protesta ai ajo e studenteve pak dite me pare para bashkise se Tiranes, protestat e minatoreve e te tjera, te cilat i japin "shkelmin" e fundit trafikut ne kryeqytet. Sapo bashkia e Tiranes njoftoi nje stabilizim te trafikut, duket se kjo nuk zgjati shume. Tashme, bllokimit te trafikut ne zemer te Tiranes, i eshte shtuar edhe bllokimi ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Keshtu, trafiku po devijon nga te mundet, per shkak te bllokimit te nje pjese te madhe te bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe te qendres. Duke qene vetem Unaza e lire, edhe autobuset e linjes se "Tiranes se Re" kane pershkuar pjeserisht kete linje, duke kaluar permes ures se madhe te Lanes, e duke u drejtuar drejt stacionit te trenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›