E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Partner në përballimin e fatkeqësive

Shqipëria do përmbushë të gjitha detyrimet për t'i paraprirë dhe përballur fatkeqësitë natyrore. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha në një seminar për fatkeqësitë natyrore dhe zjarret. "Të dhënat e deritanshme tregojnë sukses në fushën e mbrojtjes civile dhe premtojnë zhvillime të tjera", u shpreh ai. Basha nënvizoi se i gjithë rajoni duhet të bashkërendojë kapacitetet për fatkeqësitë natyrore.
Ministri theksoi se Shqipëria do jetë një partner i drejtë në çdo skemë bashkëpunimi, në çdo plan, zbatimi i të cilit kërkon një angazhim profesional për përballimin e çdo fatkeqësie në rajon.

Alfred Olli, drejtor i Emergjencave Civile u shpreh se shërbimi i Emergjencave do jetë një partner konstruktiv në ndihmë të komunitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›