Bashkia, asnje pergjigje prefektures per trafikun
Pak dite me pare, prefekti i Qarkut te Tiranes, Keltis Kruja i kerkoi kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, qe te marre masa per normalizimin e situates se renduar te trafikut, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Megjithate, ky institucion nuk i ka kthyer pergjigje institucionit te Prefektures, dhe as nuk ka vepruar sikurse po e veme re te gjithe. Keshtu, deri ne momentin qe do te nderhyhet per te normalizuar situaten, qytetaret duhet te marrin masa per te dale shume me heret nga shtepia, ne menyre qe te mos arrijne me vonese ne punet e tyre. Duke qene vetem Unaza e lire, edhe autobuset e linjes se "Tiranes se Re" kane pershkuar pjeserisht kete linje, duke kaluar permes ures se madhe te Lanes, e duke u drejtuar drejt stacionit te trenit. Ndersa linjat e tjera qe kalojne prane qendres, vazhdojne te jene te devijuara.
Trafiku ne Tirane vazhdon te mbetet problem si pasoje e sistemit te ri, te qarkullimit te makinave per shkak te punimeve ne sheshin "Skenderbej", por edhe bllokimit qe prej nje jave te bulevardit "Deshmoret e Kombit", si pasoje e greves se nisur nga deputetet socialiste dhe mbeshtetesit e tyre.