Përcatohen gjyqtarët e Superligës për javën e 16-të
Tiranë - Janë përcaktuar gjyqtarët që do të drejtojnë takimet e javës së 16-të në Superligën shqiptare. Derbi midis Teutës dhe Besës do të gjykohet nga Jareci. Ndeshja parashikohet mjaft e fortë, pasi Besa është vetëm dy pikë larg Teutës në tabelën e klasifikimit.
Takimi Apolonia-Partizani që do të zhvillohet në “Loni Papuçiu” do të gjykohet nga ndërkombëtari Janku. Skuadrat janë në zonën e rënies, dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë përballje.
Derbi tjetër, që është edhe mjaft delikat, ai Shkumbini-Elbasani, do të drejtohet nga Elvis Peza. Ndeshja pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh, për vetë rivalitetin që ekziston midis këtyre dy ekipeve.
Dianamo-Lushnja do të gjykohet nga Sokol Çekaj. Në letër kjo ndeshje pritet të jetë vetëm një formalitet për kampiopnet.
Gjyqtari i takimit Bylis-Vllaznia do të jetë Hoxha. Vllaznia do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të qëndruar e shkëputur nga Tirana e vendit të dytë. Kuqeblutë do të kenë në stolin kundërshtar një emër të njohur për ta, Hysen Dedjan.
Takimi iI Vlorës mes Flamurtarit dhe Tiranës do të gjykohet nga Jemini. Ky takim pritet me interes për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet tek bardheblutë pas debutimit të shkëlqyer në stol të Agustin Kolës.
Më poshtë do të paraqesim takimet dhe gjyqtarët e tyre. Ndeshjet do të luhen të gjitha të shtunën në orën 13:30.
Teuta – Besa (S. Jareci)
Apolonia – Partizani (A. Janku)
Shkumbin – Elbasani (E. Peza)
Dinamo – Lushnja (S. Çekaj)
Bylis – Vllaznia (E. Hoxha)
Flamurtari – Tirana (L. Jemini)