Moska: Ndalim planet bërthamore nëse kështu vepron dhe SHBA
Moskë, 19 dhjetor 11:56 NOA - Moska thotë se është e gatshme t'i braktisë planet e ripërtëritjes së arsenalit bërthamor, nëse Shtetet e Bashkuara ndalin vendosjen e sistemit antiraketor.
Agjencia Interfax citon shefin e forcave strategjike ruse, Nikolai Solovtsov, të ketë thënë se "nëse amerikanët heqin dorë nga planet e tyre, edhe ne do t'u përgjigjemi me kënaqësi".
Shtetet e Bashkuara planifikojnë ndërtimin e rrjetit mbrojtës raketor në Çeki dhe Poloni. Rusia, i kundërshton ashpër këto plane.