Bozdo: Sportele në të gjithë vendin për biznezet
Zëvendësiministri i Ekonomisë Enno Bozdo deklaroi në takim, se krijimi i një mjedisi të favorshëm për nismën e lirë është një ndër prioritetet e qeverisjes. "Ne do të vazhdojmë të rrisim kapacitetet dhe shërbimet e QKL-së përmes hapjes së sporteleve të reja në të gjithë vendin, për të bërë të mundur sjelljen e shërbimeve më pranë vendeve ku biznesi operon", deklaroi Bozdo.
Sipas tij, "krahas investimeve dhe përmirësimeve në rrjetet infrastrukturore, hapjes së tregjeve dhe partneritetit privat, reduktimi i barrierave administrative në gjithë fazat e një biznesi është një nga komponentët më të rëndësishëm të këtyre politikave".
Sipas Bozdos, përmes reformës rregullatore janë bërë hapa të mëdhenj para për lehtësimin e biznesit gjatë mandatit të parë të qeverisjes, janë reduktuar afatet, kosto duke rritur kështu efektivitetin e shërbimeve, si në tatime, prokurime, regjistrim dhe së fundmi, edhe në licencimin e biznesit. Lidhur me licencimin, Bozdo u shpreh se sistemi do të marë formën e tij të plotë brenda datës 31 dhjetor, 2009. "QKL do të sigurojë dhe aksesin në Regjistrin Elektronik të Licencave dhe Lejeve edhe të autoriteteve të tjera, jashtë ekzekutivit qendror sikurse janë entet rregullatore, apo njësitë e qeverisjes vendore duke mundësuar bërjen publike të lejeve dhe licencave nëpërmjet faqes zyrtare të QKL-së", theksoi Bozdo.
Duke u ndalur në reformat rregullatore, zv/ministri i METE-s, Eno Bozdo tha se qeveria shqiptare ka filluar përgatitjet për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Aplikimeve të Energjisë, që do të shërbejë si një sportel unik për të gjitha aplikimet në këtë fushë. "Ky sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare që po përgatitet për të futur miliarda euro investime, do të gjejë të gjitha lehtësitë e duhura", nënvizoi Bozdo.
Por Bozdo paralajmëroi njëkohësisht një tjetër reformë që sipas tij sapo ka filluar, aplikimin e "one stop shop " në sektorin minerar, menjëherë pas krijimit të qendrës së aplikimit për energjinë. "Me ngritjen e këtyre dy qendrave, Shqipëria bëhet ndër vendet unike në botë që ofron shërbime të cilat nëpërmjet "one stop shop"-it, i reduktohet ndjeshëm koha, kostot si dhe zbatohen praktika të niveleve shumë të larta për biznesin, por që kanë të bëjnë edhe me transparencën e qeverisjes", tha numri dy i ekonomisë.
Sipas tij, tjetër hap madhor që do të përmbyllë reformat rregullatore ndaj biznesit do të jetë reforma e Inspektimit, për të cilën brenda një viti do të zbatohet një sistem i qartë inspektimi sipas standarteve të BE-së . "Biznesi shqiptar humbet rreth 25-30 ditë në vit duke u përballur me probleme të inspektimit ndaj do ta ulim në nivelet më të mira evropiane", deklaroi Bozdo.
Takimin e përshëndetën përfaqësuesit e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II, i administruar nga USAID, që vlerësuan krijimin e QKL-së si "një reformë të madhe në përmirësimin e klimës së binzesit". Gjatë dy javëve të para të muajit shtator, QKL e mbështetur nga ky program do të organizojë edhe tri tryeza te tjera bashkëbisedimi me anëtarë të "Konfindustria", "Shoqatës së Grave Profesioniste dhe Afariste", "Shoqatës së Avokatëve", Firmave ligjore si dhe përfaqësues të bizneseve në qytetin e Durrësit.