Vrasja e biznesmenit, pyetet ish-bashkëshortja
Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se është marrë në pyetje ish-bashkëshortja e viktimës si dhe 6 italianë, miq të 39-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i djegur pak dite me pare në Darzezë të Fierit.
VLORË – Policia e Vlorës vazhdon intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së biznesmenit Genci Habazaj. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se është marrë në pyetje ish-bashkëshortja e viktimës si dhe 6 italianët që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 39-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i djegur pak dite me pare në Darzezë të Fierit. Mësohet se ish-gruaja e viktimës dhe miqtë e tij nga Italia kanë deklaruar se Genci ishte i sjellshëm, korrekt dhe person jo problematik. Ata janë shprehur se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të Genci Habazajt me persona të tjerë në Itali. Pas përkujtimores (të tretave), nëna e fëmijëve të biznesmenit të vrarë dhe italianët janë larguar për në vendin fqinj.
(s.g/BalkanWeb)