Dita e 7-të e protestës, 1 grevist në spital. Rama: Në betejë për të jetuar me dinjitet
TIRANE-Njëzet deputetët e opozitës bashkë me 180 mbështetësit e tyre kaluan natën e e gjashtë të grevës së urisë në cadrat para godinës së kryeministrisë ku janë vendosur që prej natës së 30 prillit. Komiteti i grevës së urisë të 200 deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste i drejtoi dje një letër të hapur komunitetit ndërkombëtar dhe medias, ku ritheksohet edhe një herë kërkesa e opozitës për hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe vendosmëria për të çuar deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve. Rama: Në kuti fshihet arma që vrau zgjedhjet.
ORA 20:17- DEPUTETET GREVISTE: NUK DOREZOHEMI
Deputetët grevistë që ndodhen sot në ditën e 7-të grevës së urisë deklarojnë se janë shumë mirënjohës për mbështetësit që cdo ditë vijnë në bulevard, ndërsa shtojnë që do të kenë nevojë për mbështetje pasi nuk do të dorëzohen.
Deputeti Ilir Beqja, deklaroi se protesta vazhdon pasi “Sali Berisha vodhi votat dhe me vjedhje sponsorizoi pushtetin e hajdutëve që vjedhin sot shqiptarët”. Ndërsa shtoi se “Jemi 200 vetë për të mbajtur gjallë votat e ngujuara në kuti”.
Ndërsa deputeti Arben Ahmetaj u shpreh se “bindja jonë dhe morali jonë është më e lartë se ditën e parë të grevës”, duke deklaruar se grevistët do të vazhdojnë të kërkojnë transparencën deri në fund.
“Kemi 10 muaj që kërkojmë cdo instrument për transparencën e kutive, të 200 grevistët janë të vendosur të vazhdojnë betejën e nisur” – theksoi Ahmetaj.
Në fjalën e tij, Deputeti i PS i bëri apel kryeministrit, “Të reflektojë Sali Berisha, kohën ja falim, po jo jetët e njerzve. Sali Berisha hap kutitë se nesër do të jetë vonë.”
ORA: 19:51- RAMA: Në BETEJë PëR Të JETUAR ME DINJITET
“Mirënjohje për të gjithë ata që po mbajnë trupin me ushqimin e aspiratave tona të mëdha, ky është shpirti i opozitës shqiptare që po provon me rezistencë të palëkundur ndaj presioneve e dhimbjeve, të vërtetën e saj. Ky stërmundim nuk është për të kërkuar privilegje por për të fituar të drejtën për të jetuar me dinjitet” deklaroi sot kryetari i opozitës, Edi Rama gjatë daljes së tij, sikurse cdo ditë, përpara mbështetëse të mbledhur në Bulevardin përpara selisë së kryeministrisë.
Ndërsa theksoi se gjendja e grevistëve po rëndohet nga momenti në moment , Rama u shpreh se 202 qytetarë po përballojnë një stërmundim , që sic tha ai, është turpi i kryeministrit që nuk ka zemër të ndjejë hallet dhe problemet e vendit.
“Gjendja e atyre që janë në këtë cadër po shkon duke u rënduar. Sot një tjetër grevist doli nga cadra me ambulancë, të tjerë janë në një gjendje aspak të lehtë, po përballojnë një stërmundim i cili është turpi i Sali Berishës dhe pushtetit të tij” theksoi Rama.
Kryesocialisti akuzoi kryeministrin për asgjësimin e Kushtetutës, duke u shprehur se “ligji në Shqipëri bëhet nga interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur”.
“Qytetarët e dëgjojnë cdo ditë Kushtetutën nga goja e politikanëve por nuk e gjejnë gjëkundi. Kushtetuta është asgjësuar, ligjin në Shqipëri e bëjnë interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur që po e përpijnë Shqipërinë, vetëm e vetëm që një grusht njerëzish të bëhen përditë e më të pasur” vazhdoi më tej kreu i opozitës.
Rama vuri theksin në protestën e 9 Majit duke ftuar qytetarët ti bashkohen opozitës për të festuar Ditën e Europës e sic tha ai, për ti dhënë fund fantazmave të fashizmit.
“Në 9 maj në orën 10:00 të gjithë qytetarët të vijnë këtu për të festuar ditën e Europës dhe për të dëshmuar një solidaritet edhe më të madh të gjithë atyre që janë në këtë cadër, të cilët janë zemra e kësaj proteste. Të shumtë janë ata që duan të hyjnë në këtë cadër për të mos lënë që kjo zemër të ndalet” u shpreh Rama ndërsa përsëriti vendosmërinë e opozitës për të cuar deri në fund kauzën e zbardhjes së të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Nuk do të zbrapsemi deri kur Kushtetuta dhe ligji të respektohen njëlloj për të gjithë” mbylli fjalën e tij kreu i opozitës.
ORA 18:46- NIS PROTESTA E PS, GJONI: TI THEMI NDAL QEVERISë
Ka nisur edhe sot, protesta e përditshme e opozitës përpara kryeministrisë, aty ku janë ngujuar në grevë edhe 202 persona. Në mbështetje të protestës së sotme kanë mbërritur protestues nga Shkodra, Lezha e Laci, të cilët më herët kanë kërkuar transparencë edhe përpara godinës së Kuvendit.
Protestën e sotme e hapi deputeti socialist Ilir Gjoni, i cili deklaroi se të drejtën për të protestuar, ua jep Kushtetuta dhe jo Sali Berisha. “Ne nuk i kemi marrë leje atij, këtë të drejtë na e ka dhënë Kushtetuta, le të guxojë po të dojë të ndalojë të drejtën tonë për votën e lirë” – u shpreh Gjoni.
Sipas tij, greva do të vazhdojë deri sa të dalin në pah faktet e fshehura në kututë që mban peng qeveria.“Faktin e keni brenda në kutitë e votimit, prandaj hapini ato o hajdutë. Berisha e ka kthyer Kushtetutën në një karikaturë, një politike që ka cuar në rrënimin e shqiptarëve të djathtë e të majtë, një politikë vetëvrasëse, një politikë për të marrë më shumë pushtet, e një pushtet për të marrë më shumë para” – prandaj theksoi Gjoni “duhet ti themi ndal kësaj qeverie”.
Ndërsa, Kreu i Sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri, solli për të gjithë protestuesit, përshëndetjen e minatorëve, që sipas tij, “në vitin 1991 ishin në grevë si sot për liri dhe demokraci të vërtetë dhe jo për këtë pushtet. Ky kryeministër nuk njëh familjen e vetë, pra ne që e sollëm në pushtet” – tha Xibri.
Gjatë fjalës së tij Xibri theksoi se të gjithë minatorët edhe pse nuk janë të pranishëm në boulevard, me zemër janë të gjithë këtu. “Zemra e minatorëve rreh njësoj me zemrën e grevistëve, me zemrën e protestuesve, me zemërën e cdo shqiptari që nuk është helmuar me corbën e prishur të Sali Berishës” – u shpreh kreu i sindikatës së minatorëve.
Xibri deklaroi se minatorët do vazhdojnë të protestojnë, si sot edhe nesër, do protestojnë edhe në 9 maj, për të zhdukur fashizmin. “Ne do të jemi nesër përsëri në protestë, është e 58-ta herë që protestojmë e kryeministri hesht. Edhe në 9 maj do të jemi përsëri në protestë sepse është fitorja ndaj fashizmit, se fashizmin e kemi këtu” – nënvizoi Xibri.
Ndërkaq kreu i PDS, Paskal Milo përmendi gjatë protestës së sotme raportin e fundit të agjencisë amerikane mbi korrupsionin në Shqipëri duke theksuar se korrupsioni në vendin tonë është në nivele që nuk ka qenë asnjëherë.
Milo u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës ditën e dielë duke u shprehur se 9 Maji është dita për të dalë në shesh në emër të vlerave të demokracisë.
“Në datën 9 Maj duhet tu adresohemi shqiptarëve se ajo ditë është dita e demokracisë, Europës dhe emrave të mëdhenj europiane që vendosën demokracinë në Europën e pasluftës. Ajo ditë është thirrje për vigjilencë, do të thotë të dalim në shesh në emër të vlerave të demokracisë që po dhunohen” u shpreh Milo.
Spartak Ngjela, kreu i PLD-së, vijoi edhe sot akuzat e rënda ndaj kryeministrit Berisha, ndërsa grevën e urisë e cilësoi si ngjarje që do të hyjë në histori. “Këto cadra do hynë në historinë politike, në një vend ku ka 100 vjet ku nuk po gjejmë dot veten tonë” – tha Ngjela. Sipas tij, populli duhet të dijë se liria e demokracia vijnë prej betejave dhe shprehet i bindur që populli do të dijë të dalë fitimtar në këtë betejë të gjatë. “Liria, demokracia dhe përparimi në kohët moderne kanë ardhur nga sakrifica, kanë ardhur nga beteja dhe të gjithë ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Ata që janë thyer ende nuk e shikojnë humbjen se janë në marrëzinë e atyre që kanë hypur në kuaj që nuk dinë ti ngasin” – theksoi Ngjela.
Duke ironizuar kryeministrin Berisha, Ngjela theksoi se, “Kryeministri ynë nuk është kalorës, ka ecur me samarë. Këta njerëz që po krijojnë tragjedinë tonë në thelb janë tragjikë. Shqiptarët po përballen sot jo me armë, jo me grushta, por me sakrificë sublime. Ose të ulet në tryezë për ti treguar popullit të vërtetën që mban në kuti, ose të gjejë vend ku të futet nëse shqiptarët e gjejnë vetë të vërtetën” – nënvizoi kreu i PLD-së.
ORA 18:10- PROTESTë PëR TRANSPARENCë PARA PARLAMENTIT
Para se të nisë seanca e sotme e Parlamentit, e bojkotuar nga deputetët e opozitës, një grup protestuesish të ardhur nga qytete si Shkodra, Lezha e Laci janë ndalur përpara Kuvendit, për të kërkuar hapjen e kutive dhe dhënien fund të rrënimit ekonomik.
Me pankarta ku lexoheshin shprehjet, “Ndal rrënimit ekonomik” “Duam transparencë”, “Hap kutitë e votimit”, “Luftë varfërisë në Shkodër”, protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Parlamentit. Protestuesit jane shoqeruar nga deputeti socialist Eduart Shalsi.
ORA: 18:04- VLORë, PROTESTë Në MBëSHTETJE Të GREVISTëVE
Harta e protestave të PS vazhdon të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë. Edhe banorët e Vlorës tashmë i janë bashkuar valës së protestave. Pasditen e së mërkurës dhjetëra banorë kanë bllokuar urën e Peshkëpisë, në shenjë solidarizimi me grevistët në Tiranë. Protesta ka zgjatur disa minuta ndërsa ata kanë premtuar se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje dhe përkrahje ndaj deputetëve socialistë dhe qytetarëve në grevën e urisë.
ORA 17: 45- PREFEKTI I TIRANëS: RëNDONI TRAFIKUN, ZHBLLOKONI BULEVARDIN
Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja i ka dërguar sot një tjetër letër Kreut të PS, Edi Ramës, për zhbllokimin e situatës së rënduar të trafikut, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Prefekti Kruja, sqaron në letrën e tij se shqetësimet janë bërë publike pas ankesave të banorëve, grupeve të interesit e organizatave të qeverisjes vendore, si dhe të policisë.
Duke u bazuar në ligjin “Për Prefektin”, Kruja i ka kërkuar kreut të Bashkisë Edi Rama zhbllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, që sipas tij sjell normalizimin e situatës së trafikut, i cili me rëndimin e tij ndikon edhe në aspekte të tjera të jetës ekonomiko-shoqërore të qytetit të Tiranës. Në letrën e tij thuhet “ Ju kërkoj të mos përdorni funksionin public në favor të funksionit politik dhe të ndërhyni me autoritetin tuaj si kryetar Bashkie, për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve të Tiranës, në këtë arterie kaq të rëndësishme për qytetin tonë” – theskoi Prefekti. Ndërkohë më herët edhe nga Policia e Shtetit është kërkuar zhbllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
ORA: 15: 41- GRUPI SOCIALIST BOJKOTON SOT KUVENDIN
Grupi parlamentar i PS vendosi sot të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit që zhvillohet pasdite.Vendimi është komunikuar për News 24 nga deputetja socialiste Vasilika Hysi.
“Nuk ka kuptim të jemi në seancën e sotme. Parlamenti vazhdon të jetë i shurdhët. Koleget tona po vazhdojnë edhe sot me deklarata fyese dhe shpifëse dhe mendojmë se nuk ka vend për të shkuar në parlament sot. Protestat do vazhdojnë si cdo ditë në orën 18:00 dhe të djelën në orën 10:00 është protesta e madhe në shesh” theksoi deputetja socialiste.
Grupit parlamentar i Partisë Socialiste nuk do të marrë pjesë në seancat e kuvendit deri kur kërkesat e tyre do të marrin përgjigje nga ana e mazhorancës.
ORA 14:40-META: ZGJIDHJA E KRIZëS, DIALOGU. Në GREVë KAM MIQ Të VJETëR
Ministri i Jashtëm, njëkohësisht dhe zv/kryeministër, Ilir Meta deklaroi sot për mediat se ekzistojnë të gjitha mundësitë për ti dhënë fund grevës së urisë të nisur prej 6 ditësh nga PS dhe mbështetësit e saj. Në këtë pikë Meta theksoi se mundësia më e mirë është dialogu.
“Shpreh trishtimin tim të thellë për grevën, për përkrahësit e tyre për sakrificat dhe vështirësitë që kanë të bëjnë me shëndetin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe dhe me këtë rast dua përsëri të theksoj fort se ekzistojnë të gjitha mundësitë, hapësirat që përmes dialogu dhe vetëm dialogut të ecet me besim tek dalja e kësaj situate”, tha Meta duke shtuar se ekziston mundësia që të merren parasysh të gjitha kërkesat, përfshirë dhe ato për zgjedhjet e 28 Qershorit. “Kam besim se të gjtihë kërkesat e tyre, dhe ato për zgjedhjet e 28 Qershorit të mërren parsysh dhe në konsideratë. Por, cdo transparencë të bëhet mbi kushtetutën dhe në kushtetutë”.
Duke theksuar se kjo situatë është e pakëndëshme për të gjithë, Meta bëri të ditur se është njoftuar për shëndetin e grevistëve vazhdimisht, ndonjëherë personalisht nga vetë ata pas kontakteve me telefon.
“Aty brenda kam miq të vjetër, ndodhen nëna me fëmijë, jam interesuar për shëndetin e tyre, pasi kam patur telefonata me disa prej tyre, por nuk ëhstë kjo cështja” tha Meta duke përsëritur se “e rithem që ofroj bashkëpunimin tim për të konsoliduar dialogun, për të ofruar ndihmën time më zgjidhjen e kësaj cështje”.
ORA 13:12 MJEKJA: GREVISTI NE SPITAL KUNDER DESHIRES SE TIJ
Mjekja, deputete Klodiana Spahiu duke raportuar për gjëndjen shëndetësore të grevistit i cili u transportua në spital tha se qytetari Demo Muhaj kishte humbur ndërgjegjen dhe ishin detyruar ta transportonin në spital kundër dëshirës së tij. Mjekja ka thënë se gjëndja e tij është stabilizuar dhe ka kërkuar të rikthehet në grevë.
ORA 12:30: RENDOHET SHENDETI I NJE GREVISTI
Në orën 12. 30 minuta një grevist është transpotuar me ambulancë në spital pasi gjëndja shëndetësore e tij është rënduar. Mësohet se grevisti, Demo Muhaj është qytetar nga Tirana dhe ky është grevisti i katërt që ka marrë mjekimin në spital që nga fillimi i grevës së urisë së opozitës për transparencën e plotë të zgjedhjeve
ORA 12:00 MEKSI: VULLNETI POLITIK I BERISHES ZGJIDH KRIZEN
Deputetja socialiste Ermelinda Meski i bën thirrje kryeministrit Berisha të reagojë pa humbur kohë që “të mos jetë përgjegjës për jetën e këtyre njerëze dhe për vonesat e integrimit të Shqipërisë në BE, për t’i dhënë drejtim kësaj problematike vendit.
Meksi nënvizoi se vendi është në krizë politike dhe institucionale dhe pa humbur kokë kërkohet një zgjidhje. “Kërkojmë transparencë brenda ligjit, cka thotë maxhoranca është djallëzi, nuk ka asnjë vendim që të pengojë transparencën, duhet vetëm vullneti politik i Berishës për ta zhbllokuar këtë proces”- nënvizoi Meksi.
ORA 11:00 GJERMENI: GRUPI PS VENDOS SOT MBI PJESëMARRJEN Në SEANCë PARLAMENTARE
Deputetja Eglantina Gjermeni në një panoramik të gjendjes shëndetësore të grevistëve të urisë, sot paradite, në ditën e 7 të protestës së tyre thotë se kanë kanë këputje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe u injektohen serumet.
Gjermeni konfirmoi mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist sot në mesditë për të vendosur mbi qëndrimin që do të mbajë PS në lidhje me seancën parlamentare që do të zhvillohet sot pasdite në orën 18.00
Protesta dhe greva e urisë janë dy mjete demokratike të cilat kërkojmë reagimin e qeverisë për zgjidhjen e krizës- tha Gjermeni ndërsa i bëri thirrje qeverisë “të reflektojë dhe të gjejmë mënyrën më demokratike pr të zgjidhur krizën, ndryse qeveria do të ketë një përballjen me një protestë popullore“
ORA 10:00-BERISHA: NUK LëKUNDEM NGA VENDIMI PëR ZGJEDHJET
Forumi Ekonomik i Krans Montanes qe po zhvillohet ne Shqipëri është përshendetur sot në celje te punimeve te tij nga kryeministri Berisha. Kreu i qeverise megjithese ne nje forum per ekonomine nuk ka anashkaluar dhe ceshtjet qe shqetesojne sot politiken. Duke folur para pjesemarresve te shumte Berisha komentoi shkurt protesten e opozites duke u shprehur se “e respekton kete proteste por nga ana tjeter respekton edhe vendimet e gjykates”, duke perseritur qendrimin tashme te njohur se “nuk lekundet pavaresisht kerkesave te opozites per transparence te zgjedhjeve.
Berisha i cilesoi zgjedhjet e qershorit si te mirat dhe modelin e numerimit te votave me transparentin.
ORA 09:30 GREVISTëT NëN MBIKëQYRJEN E MJEKëVE
Burime nga stafi mjekësor konfirmojnë se situata sa vjen duke u rënduar, dhe të gjithë grevistët po mbahen nën kontroll mjekësor. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” qëndrojnë tre ambulanca në gadishmëri për të transportuar grevistët në spital nëse gjëndja e tyre rëndohet. Gazetarja e NEWS24 thotë se ka prani të reduktuar të forcave të policisë
ORA 07:20 MINXHOZI: GREVA DO VAZHDOJE PAFUNDESISHT
Deputeti socialist Qemal Minxhozi në një prononcim për NEWS24 në orët e para të mëngjesit të sotëm, thotë se situata duket e rënduar, megjithatë grevistët qëndrojnë me një optimizëm, duke synuar që cështja të zgjidhet sa më shpejt dhe qeveria të marrë parasysh kërkesat jo vetëm të grevistëve por dhe të mbështetësve të tyre dhe bëjnë thirrje për të zhbllokuar këtë situatë “tej mase të tensionuar”
Minxhozi i quajti “patetike” dhe “klishe” pretendimet se problemin e kanë gjykatat dhe qeveria heq dorë nga cdo dëshirë për të negociuar për këtë problem.
“Në cdo moment që do të jetë e nevojshme i gjithë grupi parlamentar është o gatshëm të hyjë në grevë”- tha Minxhozi. Pyetjes se deri kur do të vazhdojë kjo grevë iu përgjigj “pafundësisht pasi janë mijëra protestues që jo vetëm nga Tirana por nga të gjitha qytetet e kanë përkrahuar atë”.
Minxhozi beson se "vendosmëria e protestuesve do të ndikojë te ndërkombëtarët për të influencuar aq sa munden mbi këtë qeveri e cila në mënyrë të papërgjegjshme po mban qëndrime antidemokratike dhe antihumane".
Protestues dhe mbështetës të grevistëve dhe të idealeve për të cilën këto janë të vendosur të cojnë grevën deri në fund u mblodhën sërish pasditen e sotme në orën 18.00 si cdo ditë, (nga 30 prilli) për të protestuar në Bulevardin përpara selisë së kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në qytetin e Tepelenës, të mbështetur edhe nga simpatizantë të rretheve Gjirokastër dhe Përmet, kanë organizuar dje një tubim në mbështetje të 200 grevistëve të ngujuar prej 6 ditësh në çadra para Kryeministrisë
Bllokimi i akseve kryesore të rrugëve nacionale në mbarë vendin është lëvizja e radhës e Partisë Socialiste, e cila ka vendosur dy ditë më parë të përshkallëzojë protestat për të detyruar qeverinë të ulet në bisedime. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist, fill pasi ky plan është propozuar nga një staf shumë i ngushtë i kryetarit të PS-së, Edi Rama.
5 MAJ ORA: 19:53- RAMA: Në 9 MAJ, Të DëSHMOJMë Që JEMI KëTU PëR EUROPëN
Në ditën e gjashtë të protestës së opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ritheksoi bindjen e opozitës se asnjë vendim gjykate nuk pengon transparencën dhe hapjen e kutive, sikundër pretendon mazhoranca.
“Nuk ka vendim gjykate që pengon transparencën, nuk ka Kushtetutë që pengon transparencën e kutive. Transparencën e kutive e pengon vetëm pushteti që mban në kuti armën që vrau zgjedhjet e shkuara dhe kërkon të vrasë edhe zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur peng të ardhmen tonë” u shpreh Rama.
Kryesocialisti i ka bërë sërish apel kryeministrit Berisha të lejojë hapjen e kutive të votimit duke nënvizuar se opozita nuk kërkon marrjen e pushtetit në tavolinë por kërkon ti japë fund njëherë e përgjithmonë zgjedhjeve të manipuluara.
“Hap kutitë Sali Berisha, nuk duam të dorëzosh në tavolinë pushtetin por të dorëzosh armën me të cilën vrave zgjedhjet” u shpreh kreu i opozitës.
Ndërsa nuk fshehu emocionet pas fjalimeve të deputetëve grevistë, Rama konsideroi manifestime fashiste, protestat e organizuara nga mazhoranca.
“Vetëm në regjimet pa demokraci, pa liri e të drejta, mund të merren individët e të kthehen në truma, të kthehen në lista ku firmosin para dhe pas. është e habitshme se si kjo mendësi fashiste apo komuniste është e pandalshme në mënyrën e funksionimit të saj edhe kur rrezikon të dalë kaq zbuluar, kaq paturpësisht zbuluar para syve të popullit që kërkon të gënjejë” tha kryesocialisti.
Duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar aksionin politik deri në zgjidhjen përfundimtare të kauzës së tyre, kreu i opozitës ftoi qytetarët ti bashkohen manifestimit të tyre paqësor, paraditen e 9 Majit, ditën e triumfit mbi fashizmin.
“Të dielën në 9 maj në orën 10:00 të gjithë qytetarët janë të ftuar të vijnë këtu për të dëshmuar se ne jemi këtu për Europën. Jemi këtu për liri e të drejta që janë në themelin e Bashkimit Europian dhe për të cilat Europa ka luftuar me të gjitha format me shekuj e dekada. Në 9 maj duhet të jemi këtu edhe për ditën e madhe europiane dhe botërore të triumfit mbi fashizmin, mbi të keqen e madhe që kapitulloi në vitin 1945” vazhdoi më tej Rama.
(s.g/e.n/m.a/BalkanWeb)