E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Duam BE, por nuk heqim dorë nga Kosova

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Boris Tadic, deklaroi se Serbia padyshim që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por kurrë dhe me kurrfarë çmimi nuk do të heqë dorë nga integriteti i Kosovës.

Në një fjalim në qytetin Pozharevc, me rastin e përvjetorit të Gardës së Armatës së Serbisë, Tadic tha se Serbia do të dalë në forumet ndërkombëtare në pajtim me këto dy parime.

Tadic vlerësoi se Serbia është vend demokratik që zhvillon politikë paqësore dhe po bën çdo gjë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropën juglindore.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›