E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel- Sejdiut: Nuk lejojmë ndarjen e Kosovës

BERLIN- Gjatë takimit me Presidentin kosovar Fatmir Sejdiu, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm. "Ne kurrë nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës", tha Merkel gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

"çështja e statusit të Kosovës është e vendosur një herë e përgjithmonë dhe këtë ia kemi thënë edhe Serbisë", tha Merkel, duke shtuar se "Kosova është guri i fundit i një rendi të ri në Ballkan". Më herët, presidenti Sejdiu u takua me presidentin gjerman, Horst Kohler dhe zyrtarë të lartë në Berlin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›