E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule në Kosovë: Sundimi i ligjit, kusht kryesor për integrimin

PRISHTINE- “Sundimi i rendit dhe ligjit është kushti kryesor për stabilitetin e Kosovës dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian” ishte deklarata e komisionerit europian për zgjerimin Stefan Fule gjatë vizitës së tij në Prishtinë ku përuroi ndërtetsën e re të Ministrisë së Brendshme, një bashkëfinancim i qeverisë kosovare dhe Komisionit Europian.

“Pa sundim të ligjit Kosova nuk do të ketë prosperitet. BE ka interes për të patur një partner të fuqishëm dhe efektiv në Kosovë në luftën kundër krimit të organizuar” tha komisioneri duke shtuar se shteti i ri duhet të punojë më shumë me qëllim përforcimin e sektorit të drejtësisë.

Në një intervistë për BBC një ditë më parë, Fule tha se Brukseli ka konsensus të plotë për të garantuar që Kosova të jetë pjesë e perspektivës së përgjithshme europiane në rajonin e Ballkanit perëndimor. Sipas tij, KE dëshiron të sigurojë që asnjë vend i rajonit të mos mbetet jashtë BE-së.

Lidhur me konferencën rajonale të 2 qershorit, Fule theksoi se pret që si Prishtina ashtu dhe Beogradi të marrin pjesë në këtë takim tepër të rëndësishëm.
Ndërsa kryeministri Thaci, i pranishëm në ceremoninë e përurimit, theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e kritereve demokratike për integrimin në Bashkimin Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›