Hummer tërheq 198.000 automjete
SHBA- Prodhuesi amerikan i automjeteve General Motors do të tërheqë nga tregu botëror 198.000 automjete të llojit Hummer, konkretisht modelet H3 dhe H3T të prodhuara në mes të vitit 2006 e 2010.
Vështirësitë janë shfaqur në pjesën e kapakut të motorit i cili gjatë lëvizjes mund të hapet dhe copëtohet. Në fakt, problemet me Hummer-ët të cilët do të tërhiqen janë në ftohësin e motorit i cili gjendet nën kapakun e motorit. Rrjeti i ftohësit mund të copëtohet e madje edhe të fluturojë nga automjeti gjatë lëvizjes. Ky rrjet gjendet në modelin H3 vetëm si dekorim dhe nuk ka ndonjë funksion të vërtetë.
“Nëse kjo pjesë ndahet nga automjeti gjatë lëvizjes, ajo mund të godas automjetin tjetër dhe të verë në rrezik sigurinë e udhëtarëve” ka sqaruar General Motors.
Për tërheqjen vullnetare të automjeteve në GM kanë vendosur pas dy padive në Shtetet e Bashkuara dhe tre në Japoni. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të thirrura për përmirësim, 164.000 gjenden në SHBA.
(e.n/BalkanWeb)