LSI: Berisha, urgjent ne Kuvend per ekonomine
Levizja Socialiste per Integrim i ben thirrje kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, te shkoje urgjentisht ne Kuvend, ne mocionin per debat dhe te sqaroje kete moment te rrezikshem dhe teper delikat, per te sotmen dhe te ardhmen e ekonomise shqiptare. Kjo eshte thirrja qe i eshte drejtuar kreut te ekzekutivit nga sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, i cili shprehu ne vazhdimesi, shqetesimin per krizen e rende ekonomike ne te cilen eshte zhytur vendi. "Duke e vleresuar si te tille krizen ekonomike, Levizja Socialiste per Integrim ka dorezuar ne protokollin e Kuvendit, nje kerkese per mocion per debat me kryeministrin, mbi ceshtjet qe lidhen urgjentisht me krizen dhe efektet e saj ne Shqiperi, si dhe per masat eventuale qe qeveria duhet te marre", shpjegoi Vasili mocionin per debat. Sipas tij, pas berjes publike te krizes nga fasonistet, nje sektor ku kane qene te punesuar rreth 100 mije njerez dhe humbjes se punes se mijerave prej tyre, tashme edhe sektori i ndertimit pohon krizen e rende ku ka hyre. "Mijera apartamente dhe ambiente te tjera te mbetura pa shitur dhe per pasoje kriza e rende qe ka perfshire ndertimin, nje nga sektoret absolutisht me te rendesishem per ekonomine e vendit, do te thote mijera vende te tjera pune te humbura dhe mijera familje shqiptare qe kercenohen nga mungesa e bukes se gojes", paraqiti shqetesimin sekretari i Pergjithshem i LSI. Sipas Vasilit, perkundrejt nje situate te tille te nje emergjence te permasave te medha, dhe me pasoja mjaft te renda dhe te paparashikuara, shqiptaret po perballen me nje qendrim negativ dhe elektoral te kryeministrit Berisha. "Berisha flet per masa te marra nga ana e tij dhe qe lidhen me buxhetin normal te shteti,t e qe s`kane asnje lidhje me krizen dhe zgjidhjen e saj", kritikoi qendrimin zyrtari i Levizjes Socialiste per Integrim. Sipas tij, njekohesisht Berisha flet per masa te marra vite me pare dhe ketu e tejkalon vertete masen, se na del qe Shqiperia u njoh me krizen dhe e zgjidhi ate perpara Amerikes dhe Evropes. "E njejta papergjegjshmeri po shfaqet nga Berisha, si ne 1996 kur kriza ishte fakt i kryer dhe ajo mohohej me force nga ai", paralelizoi prekjen nga kriza ekonomike, Petrit Vasili. Per Levizjen Socialiste per Integrim, sot Shqiperia dhe ekonomia e saj kane nevoje per masa konkrete dhe nje plan antikrize te qarte dhe urgjent, kryeministri shqiptar duhet te pranoje publikisht qe ai dhe qeveria e tij jane te paafte, qe te hartojne nje plan te tille. "LSI ka bere publike me kohe planin e saj antikrize dhe eshte ne te mire te vendit, qe te mos humbet me asnje sekonde, per miratimin e zbatimin e tij perpara se te jete shume vone", perfundoi fjalen e tij sekretari i Pergjithshem, Petrit Vasili.
Denis Dedej
Denis Dedej