PS: OSSH, qeveria procedura abuzive
Partia Socialiste ka akuzuar qeverine per procedura abuzive me privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti socialist, Andis Harasani, duke komentuar vendimet e disa diteve me pare te qeverise mbi OSSH-ne, theksoi se ka ulur me me shume se 50% vleren e operatorit te shperndarjes. "Duam te theksojme qe ne fillim, se Partia Socialiste ka mbeshtetur ne cdo hap procesin e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes por ne asnje menyre nuk mund te lejojme, qe shqiptaret te paguajne per paaftesine dhe korrupsionin e qeverise Berisha", tha Harasani. Sipas tij, eshte bere tashme procedure standarde per Ministrine e Ekonomise, qe ashtu sic shperdoron fondet e shqiptareve me reklama genjeshtare neper televizione, te nderroje per cdo tender menjehere pas perfundimit kushtet e tenderit, duke favorizuar ne nje menyre ose ne nje tjeter perfituesit e ketyre tenderave. "Eshte e patolerueshme qe qeveria Berisha, vazhdon u faturon qytetareve shqiptareve borxhet e paaftesise dhe te korrupsionit. Eshte e patolerueshme qe kryeministri Berisha, vazhdon te akuzoje opoziten se po ndjell krize!", nenvizoi zyrtari socialist. Per seline roze, logjika ekonomike e Berishes eshte logjika e atyre plakave, qe kujtojne se ndjellin shiun. Sipas Harasanit, kreu i ekzekutivit mburret ne mbledhje qeverie me 18 Berishe te tjere te vegjel, ne miniature se kush qenka ky vend, ku investitoret vijne e blejne ne keto kushte krize sic erdhen tek ne, per kompanite qe Berisha po shet para fushate, thjesht per te financuar zullemet e rruges. "Vendimi i para dy diteve, i qeverise shqiptare ka ulur me me shume se 50%, vleren e operatorit te shperndarjes. Borxhet i kalojne KESH sh.a., asetet i kalohen OSSH dhe keshtu me radhe, ulen dhe detyrimet e OSSH", denoncoi vendimin deputeti i Partise Socialiste. Partia me e madhe ne opozite, vlereson se i gjithe procesi eshte nje prove tjeter e paaftesise dhe korrupsionit te qeverise Berisha, ashtu sic eshte dhe prove e mendjelehtesise, me te cilen procese te tilla te nderlikuara jane ndermarre nga ana e berishianeve te paafte! "Na lejoni t'ju kujtojme qe nese kater vite me pare OSSH, regjistronte nje fitim mbi 100 milione euro, sot ajo shitet per gjysmen e ketij fitimi njevjecar! Ky eshte ndryshimi qe ka ofruar ne Shqiperi, Don Berisha", perfundoi fjalen e tij deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani.
Denis Dedej
Denis Dedej