Nje 8 Mars ndryshe, per qendistaren Vjollca
Ky 8 Mars, per gjirokastriten Vjollca Mezini ka qene disi ndryshe. Pas gati nje jete te tere pune si qendistare me punimet artistike, ajo tashme ka arritur te cele nje dyqan te sajin ne Pazarin karakteristik te Gjirokastres. Ne mjediset e tij, te ze syri punime artistike nga me te ndryshmet realizuar ne qendisje me dore. Nderkohe duart e Vjollces se bashku me gjilperen e qendisjes levizin nxitimthi mbi dantellen e bardhe. Ngadale dhe me durim puna e radhes se qendistares Vjollca Mezini po merr formen e deshiruar. Prej 15 vitesh ajo vazhdon te punoje plot pasion dhe deshire dantella dhe qendisje te ndryshme ne tekstil. "Me pelqen dantella me dore, qendisja ne makine jane shume te mira", thote qendistarja Vjollce, ndersa me gjilperen dhe perin e bardhe po ravijezon format e para te qendisjes se radhes ne tekstil. Gjate ketyre viteve prej duarve te saj jane zbukuruar me dhjetera shtepi gjirokastrite. "Njerezit jane mjaft te dhene pas puneve ne qendisjen me dore, nderkohe qe preferojne gjerat e bukura dhe artistike", thote qendistarja gjirokastrite. "Ne punimet e mia, vijon ajo, mundohem te nxjerr gjera te reja, te artizanatit, te tradites se vendit tone". Te preferuara per te ngelen qe nga punimet e thjeshta ne qendisje deri tek ato me motive te vecanta si qendisja me pe te bardhe e Kalase se Gjirokastres, Qafes se Pazarit etj. Me pelqen shume te punoj ne qendisjen me dore, thote ajo, sidomos te qendis me pe profilet e shtepive te gurta gjirokastrite apo motive te tjera artistike. Madje krahas punes se saj te perditshme, qendistarja Vjollce, eshte ne kerkim te motiveve te reja per punet e saj. "Jam duke kerkuar ne familjet gjirokastrite punet qe realizoheshin ne qendisje ketu e 50 vjet me pare, disa si rrjeta me shkopinj dhe punime te tjera qe per momentin jane lene ne harrese", thote ajo ndersa plot emocion rremon mes disa dantellave te realizuara vite me pare nga qendistaret gjirokastrite. Megjithese disi te demtuara nga koha keto lloj qendisjesh serish nuk e kane humbur bukurine e dikurshme. Nderkohe profesionin e qendistares ajo nuk e shikon te shkeputur nga tradita e artizanit dhe e trashegimise kulturore ne Gjirokaster. Me pelqen artizanati, thote ajo, i shkon qytetit tone ne strukturen qe ka, nuk dua te humbase kjo tradite pasi ne vendet e tjera e preferojne shume artizanatin, punen e dores pasi e shikojne si dicka te lidhur me historine, me tradicionalen. Ditet e fundit qendistarja Vjollce ka celur edhe nje dyqan ne mjediset e Pazarit karakteristik per te tregtuar punimet e saj ne dantelle me dore apo qendisje te ndryshme. Ne fillim punoja vete pastaj ngaqe u hap puna dhe kisha shume porosi fillova te afroja dhe gra te tjera te apasionuara pas qendisjes me dore, thote ajo, duke shtuar se kam rreth 20 gra qe merren me kete pune te cilat mbajne familjet e tyre me kete zanat.
B. Kore
B. Kore