E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijera lule, per femrat shqiptare

Dyqanet e luleve mbajne rekord per nga numri i shitjeve ne Diten Nderkombetare te Gruas

Lulet e fresketa kane qene dje me te kerkuarat ne kryeqytet. Mijera bleres kane zgjedhur ta urojne diten e 8 marsit simbolikisht me nje lule karafili apo nje tufe mimozash, ne shenje urimi dhe mirenjohjeje per nenat shqiptare. Atmosfera eshte ndjere heret, duke filluar nga ora 8 e mengjesit, ku krahas urimit, me se shumti ne duart e bashkeshorteve, "fshehur" pas kurrizit, gjendej nje lule e vetme, apo nje tufe. Edhe femijet, te rinjte e te rejat, kane sakrifikuar nje kafe ne lokal apo nje loje ne park, duke i kursyer keto para per t'u blere dicka simbolike nenave te tyre. Ndersa me fatlumet, ne kete rast kane qene luleshitesit. Ata kane marre "perforcime", per faktin se nje shites i vetem nuk e ka perballuar dot fluksin e blerese. Te gjitha dyqanet e luleve kane pasur bleresit e tyre. Sipas asnje vezhgimi ne rruget kryesore te Tiranes, ne shume pika te shitjes se luleve ne kryeqytet, dje eshte shenuar nje rekord ne shitjen e tyre, madje nuk kane munguar dhe radhet. Arjeta, e cila eshte e punesuar si shitese lulesh ne rrugen e Elbasanit, tha se qe ne oret e para te mengjesit kishte tregtuar nje sasi te madhe lulesh, kryesisht trendafila, karafila etj. Lule natyrale jane tregtuar edhe ne rruget e metropolit shqiptar, nga shites ambulante, sikunder shume tregtare u shprehen se kishin tregtuar edhe dhurata nga me te ndryshmet kryesisht parfume, bizhuteri, etj. Por nuk kane mbetur pas kete 8 Mars dhe parukerite dhe sallonet e bukurise, te cilat jane frekuentuar gjate te gjithe dites. Ndersa restorantet, baret, ishin gjate te gjithe kohes te mbushura me shume se asnjehere nga gjinia femerore. Vullnetare te rinj te njesise nr.10 ne Tirane kane shperndare mbi 1000 lule per grate dhe nenat qe kalonin dje, ne diten e 8 Marsit, ne territorin e kesaj njesie. Duke vazhduar traditen e nje viti me pare, njesia bashkiake nr.10 ne kryeqytet organizoi me rastin e Dites Nderkombetare te Gruas aktivitetin "Nje Lule per nje Nene". Te mbledhur ne hyrjen e parkut Rinia, vullnetaret e rinj kane dhuruar per grate dhe nenat mimoza, ndryshe nga viti i kaluar ku per kete dite ishin perzgjedhur karafilat e bardhe. Viti 1910 perkujtohet si viti kur u kremtua per here te pare dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Nderkombetare e Gruas. Ishin te pakten 100 gra, perfaqesuese te nje sere vendesh evropiane dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te mbledhura ne Kopenhagen te Danimarkes nen kryesine e Klara Cetkinit, qe vendosen qe cdo vit 8 Marsi, te perkujtohej si Dita Nderkombetare e Grave. Per here te pare, 8 Marsi ne Shqiperi u kremtua ne vitin 1942 te shekullit te XX-te ne grupe te vogla grash.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›