Opozita feston e vetme Ditën e Çlirimit

Në ditën e 29 nëntorit, ditës së çlirimit, kryetari i partisë socialiste Edi Rama ka vizituar varrezat e Dëshmorëve. Shoqëruar nga deputetë të Partisë Socialiste si edhe nga krerët e disa partive aleate, Rama ka vendosur kurora me lule pranë monumentit Nënë Shqipëri. Pas largimit nga varrezat, kryetari i PS-sw Edi Rama është takuar me veteranë të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, në një pritje të organizuar tek Xibraku. Në ditën e Pavarësisë, kreu socialist zgjodhi të festojë në Kosovë ku pati takime me krerët më të lartë të shtetit kosovar.