Dita e Demokracvisë, shoqata ‘Tirana’ aktivitete në Tiranë
TIRANE-Kryeqyteti do të festojë nesër 22 marsin, ditën e parë të demokracisë në Shqipëri.
Në nderim të kësaj dite, Shoqata “Tirana” në bashkëpunim me institucionet vendore, do të organizojë një sërë aktivitetesh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Ministrisë së Brendshme dhe sheshit “Nënë Tereza”.
“Sot pas 20 vitesh mund të themi se Tirana, Kryeqendra e Shqiptarëve, është një metropol i zhvilluar, sot të gjitha rrugë të çojnë në Tiranë. Askush nuk mund ta imagjinonte këtë para 20 vjetësh. Një realitet për krijimin e të cilit kanë kontribuar në vite, pa dallim, të gjithë qytetarët, intelektualë, sipërmarrësit, institucionet vendore, politikanë, artistë, etj. Dhe ky realitet e ka zanafillën pikërisht në 22 marsin e vitit 1992”, u shpreh kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj.
Ai bëri të ditur për mediat programin e festimeve të këtij përvjetori, i cili parashikon një seri aktivitetesh që do të fillojnë nga paraditja deri në mesidtën e nesërme.
Për organizimin e këtyre aktiviteteve, shoqata “Tirana” ka kërkuar nga organet e rendit që të pezullojë lëvizjen e automjeteve në një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Duke filluar nga ora 10.00 artistë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore do të performojnë për qytetarët në rrugën “Murat Toptani”.
Në hapësirën para “Hotel Dajtit”artistë të Cirkut të Tiranës do të japin një shfaqe të veçantë, ndërsa artistët e Dansit Sportiv do të performojnë në bulevard orën 10.30.
Tafaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në këto aktivitete festive në kremtim të ditës së triumfit të demokracisë.
(d.b/BalkanWeb)