Franca nderon ushtarët e vdekur, Sarkozi: Vrasësi do ndëshkohet
FRANCË- Presidenti Francez Nicolas Sarkozi gjatë ceremonisë funebër në nder të 3 ushtarëve francezë, të vrarë javën e kaluar, nga i njëjti person që kreu edhe sulmin në Tuluz u shpreh se krimi nuk do kalojë pa u ndëshkuar.
“Ne kemi nevojë për forcën tuaj. Mëngjesin e së hënës terrori arriti shklallën më të lartë ku ai vrau fëmijë, të hënën në një shkollë në Tuluz. Policët kanë bërë punën e tyre dhe kanë arritur të identifikojnë vrasësin. Krimet e tij do ndëshkohen”,- deklaroi Sarkozi.
“Ishte ushtria francezë në shënjestër të terroristit. Kjo ushtri pavarësisht origjinës vesh të njëjtin flamur si Franca. Duhet të shpreh ngushëllimet e mija për këtën ushtri. Ky regjiment ka paguar një cmim të lartë, kombi francez ua ka borxh. Jemi këtu para arkivolëve të ushtarëve të vrarë nga personi që kreu aktin terrorist, u shpreh familjeve të tyre që i gjithë kombi francez është pranë jush”,- theksoi Sarkozi.
Kreu i Elizesë, për shkak të të ngjarjeve të ditëve të fundit që kanë tronditur në Francën ka lënë përgjysëm fushatën e tij elektorale për president.
Banesa e autorit të sulmit në Tuluz, ku u vranë 4 persona, është rrethuar tashmë prej 5 orësh nga policia franceze, e cila vazhdon negociatat për ta bindur të dorëzohet. Policia ka evakuuar banorët përreth banesës së Mohammed Merah. Ministri i Brendshëm francez ka thënë se i dyshuari është ndjekur për disa vjet nga Shërbimet Inteligjente Franceze dhe se një sasi armësh janë gjetur në një makinë të parkuar jashtë banesës së tij.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Sarkozy: Terrorizmi nuk do ta mposhtë popullin francez